Kosova
Përfaqësuesit e LVV-së dhe të LDK-së, drejt koalicionit për qeverinë e re
Të dy palët janë dakorduar me përmbajtjen dhe me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Pas takimi të djeshëm, këto dy subjekte njoftuan se të mërkurën e ardhshme do të takohen sërish për t’i konkretizuar diskutimet e djeshme.
Dy partitë më të votuara nga zgjedhjet, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës. Thuhet se përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve kanë folur për reformat e thella sektoriale, të cilat e presin qeverinë e ardhshme. Derisa thanë se nuk kanë diskutuar fare për ndarjen e ministrive, zyrtarët e këtyre partive pohuan se janë dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Menjëherë pas takimit të mbajtur të premten në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, LVV-ja dhe LDK-ja lëshuan një komunikatë për medie, përmes së cilës njoftuan se takimin e radhës do ta mbajnë të mërkurën e javës që vjen.
Kandidati për deputet i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se në takim është diskutuar rreth temave dhe reformave rrënjësore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Janë folur temat më të rëndësishme, të cilat e presin qeverinë e ardhshme dhe reformat e thella sektoriale, që duhet t’i ndërmarrë qeverisja e ardhshme e LVV-së së bashku me LDK-në”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur