Bota
Dyshohet se Turqia përdori armë kimike në Siri
Imazhe të tmerrshme shfaqin fëmijë me plagë djegieje në Siri, teksa pretendohet se Turqia po përdor armë kimike kundër kurdëve.
Disa pamje të rënda, të marra nga një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar të Ras al-Ayn, në të cilin janë zhvilluar luftime të shumta, tregojnë një djalosh, i cili ka pësuar djegie të thella në pjesën e sipërme të trupit. Teksa është dërguar në spital për t’u kuruar, i mituri dëgjohet të thërrasë nën dhimbje:
“Babi, ndaloje djegien… Të lutem”, pak çaste para se mjekët t’i japin një dozë morfine, përcjell albinfo.ch.
Mendohet se djaloshi ka kaluar 12 orë në agoni para se të mjekohej. Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha se djegiet dukeshin në përputhje me fosforin e bardhë – një armë kimike e ndaluar, e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë.
Pamjet e rënda u publikuan në një portal kurd, së bashku me fotografitë e disa djemve në një tjetër spital në al-Hasakah, gjithashtu afër Ras al-Ayn, me djegie të thella në fytyrat e tyre.
Doktori Fares Hammu u shpreh se djegiet duket se vijnë nga përdorimi i armëve kimike, si napalmi, i cili u përdor gjerësisht në luftën e Vietnamit.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë