Kosova
Prioritet strategjik i SHBA-së, marrëveshja Kosovë-Serbi
David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur se prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, Kostelancik ka treguar edhe kërkesat që i janë parashtruar lidershipit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Kosova sapo doli nga zgjedhjet dhe SHBA-ja ka shprehur te liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro dialogut, e gatshme për ta suspenduar taksën, e cila e ka bllokuar procesin”, ka thënë Kostelancik të enjten, në Forumin e Sigurisë në Beograd, i cili njëherësh është drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu ai ka deklaruar se SHBA-ja gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, kampanja e Serbisë për t’ia anuluar njohjet dhe për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është duke dëmtuar përpjekjet rreth dialogut dhe arritjen e rezultateve.
“Prandaj ajo duhet t’i ndalë këto veprime. Të dyja e kanë vëmendjen e plotë dhe përkushtimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes. Nuk duhet të humbet mundësia për njohje reciproke dhe një marrëveshje ligjërisht e pranueshme e mundëson paqen e qëndrueshme”, ka theksuar diplomati amerikan, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën