Lajme
“Chair Airlines” e Lejla Ibrahimi-Sallahut, fluturime nga Bazeli dhe Gjeneva
Duke filluar nga ky dimër Chair-i zviceran do të organizojë fluturime për në Kosovë edhe nga Bazeli dhe Gjeneva. Deri më tani kishte pasur vetëm nga Cyrihu
Kompania ajrore “Chair Airlines”, e cila deri në pranverën e këtij viti mbante emrin “Germania Flug”, ka përgatitur një pako të pasur të fluturimeve për dimrin 2019-2020, shkruan blick.ch.
“Gëzohemi t’ju njoftojmë se ne për herë të parë mund të ofrojmë shitje të biletave individuale për fluturimet në linjat ballkanike. Po ashtu, me Bazelin dhe Gjenevën ne po i inkuadrojmë edhe dy aeroporte portofolion tonë të aeroporteve”, ka thënë Urs A. Pelizzoni, CCO dhe përfaqësues i Bordit të Derejtorëve të “Chair Airlines”, transmeton albinfo.ch. Bashkëpronare e kësaj kompanie të re është Lejla Sallahu-Ibrahimi.
Konkretisht, duke filluar nga ky dimër Chair-i zviceran do të organizojë fluturime për në Kosovë edhe nga Bazeli dhe nga Gjeneva. Deri më tani kishte pasur vetëm nga Cyrihu.
Nga fillimi i nëntorit 2019 deri në fund të prillit 2020 për në Prishtinë, krahas disa fluturimeve në ditë sa zhvillohen tani nga Cyrihu, do të kerë pesë herë në javë edhe flutuirm e nga Bazeli, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nga Gjeneva për në Prishtinë gjatë kësaj periudhe Chair do të ketë nga një fluturim çdo të shtunë.
Po ashtu Chair, duke filluar nga dimri që vjen do të ofrojë edhe fluturime nga Cyrihu për në disa pika të njohura turistike si: Hurghada, Marsa Alam dhe Sharm el-Sheikh. Programi dimëror i kompanisë do të kompletohet me fluturimet nga Cyrihu për në Bejrut, kryeqytet i Libanit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











