Kosova
LVV: Vuçiq nuk ka pse t’i komentojë simbolet tona
Së fundi Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate, e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”.
Liburn Aliu, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Vuçiqi nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare.
“Aleksandar Vuçiqi, i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për (Sllobodan) Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”, ka thënë Liburn Aliu.
Subjekti i Vetëvendosjes i është përgjigjur një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetin social Twitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, në praninë e flamurit kombëtar, ku kishte ngjallur reagime nga ana e Serbisë.
Albin Kurti, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, pas zgjedhjeve ka thënë në një intervistë që flamuri i Kosovës do të jetë i pranishëm në zyrën e tij.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën