Kosova
Zyrtare, sot fillon rinumërimi i 530 vendvotimeve
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka bërë të ditur se sot në orën 16:00 do të fillojë rinumërimi i 530 vendvotimeve.
“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, më 17 tetor) në orën 16:00”, ka thënë Elezi.
Kjo është vendosur sot në KQZ për shkak të manipulimeve të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike, e në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR-ja në 530 vendvotime të rinumërohen votat.
Nga ana tjetër, Burim Ahmetaj nga QNR-ja tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht.
Sa u përket të gjeturave nga raporti i auditimit, ai prezantoi pesë rekomandime, me anë të të cilave KQZ-ja më pas votoi për rinumërim të votave.
“Rastet kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë dhe numri i tyre është 81. Gjithashtu, kemi raste kur kandidati për deputet ka më shumë vota se vetë subjekti, e kjo është bërë në 89 vendvotime. Po ashtu, edhe kur të gjithë kandidatët brenda një subjekti kanë më shumë vota se vetë subjekti”.
Ahmetaj tha, gjithashtu, se kanë hasur edhe në raste kur ka më shumë fletëvotime sesa janë shënuar në formularët e rezultateve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit