Kosova
Fillon numërimi i votave të diasporës, 2698 vota refuzohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga diaspra gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.
Sipas tyre numërim filloi pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.
Gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar.
Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim: 1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë ërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar).
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës