Kosova
Nga 21, Qeveria e re e Kosovës do të ketë vetëm 12 ministri
Duke qenë se Qeveria e kaluar kishte 21 ministri, një qëndrim krejt të kundërt ka partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosje. Sipas tyre, vetëm 12 ministri do të ketë Qeveria e Kosovës, ky ishte zotimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore.
Zotimi i dy partive (VV – LDK) para zgjedhjeve ishte zvoglimi i numrit të ministrive në Kosovë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ekipet e ekspertëve të Vetevendosjes dhe Lidhjes Demokratike do të punojnë për harmonizimin e programit në njërën anë dhem, në anën tjetër, për reduktimin e numrit të ministrive.
“U dakorduam që t’i zvogëlojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dyvjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendsministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, shprehet Kurti, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës