Lajme
Shqipëria përcolli tolerancë fetare në Paris
Gjatë parakalimit para qindra mijëra francezëve, kleri mysliman, katolik, bektashian dhe ortodoks i Shqipërisë, ecën të bashkuar dhe u duartrokitën për tolerancë fetare
Uniteti që reflektuan klerikët fetarë shqiptarë në Marshin e Unitetit në Paris u bë temë lajmesh në shumë media të botës. Ndërsa gjatë parakalimit para qindra mijëra francezëve, kleri mysliman, katolik, bektashian dhe ortodoks, u duartrokitën për tolerancën fetare në Shqipëri.
Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Paris, tha se Shqipëria në Paris përçoi mesazhin e tolerancës dhe u përshëndet nga të gjithë.
“Falënderoj kryeministrin që si pjesë të delegacionit bëri edhe komunitetet fetare, si shprehje e një bashkëjetese që duhet të na bëjë krenarë ne shqiptarëve. Prezenca jonë është dëshmi e gjallë se ne jemi për paqen dhe jetën. Ka pasur shumë interes nga mediat ndërkombëtare për delegacionin tonë kur kryem homazhet për gazetarët e ‘Charlie Hebdo’. Ata u çuditën dhe na përcollën respektin e tyre”, tha myftiu i Tiranës.
Jo pak të çuditur, francezët dhe qytetarë të tjerë nga mbarë bota duartrokitën dhe brohoritën si mesazhin kuptimplotë të parakalimit të përbashkët të përfaqësuesve të katër komuniteteve fetare në Shqipëri, që ishin pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.
“Nuk ka Zot, nuk ka Profet dhe nuk ka fe që inkurajon vrasjen e njerëzve, që inkurajon përçarjen dhe që inkurajon shfarosjen e një pjese në emër të një pjese tjetër”, është shprehur kryeministri Rama, sipas të cilit, “sot jemi të gjithë Francë dhe çdo vend që ka përfaqësuar vlerat e lirisë është i kërcënuar gjithashtu”.
Ndryshe, në Marshin e Unitetit në Paris ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvëndëskryeministri Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë