Lajme
LVV në Gjermani: Të mos u mohohet e drejta e votës mërgimtarëve
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjermani, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj mospranimit të 4600 zarfeve me vota nga mërgata nga KQZ-ja, duke e quajtur këtë akt si një skandal të KQZ-së dhe se kjo përbën shkeljet të të drejtës për të zgjedhur të mijëra qytetarëve të Kosovës.
“Këta zarfa janë dërguar brenda afatit ligjor, sipas rregullave të parashikuara nga ligji. Prandaj ato duhet të pranohen. Koha e mbërritjes është e parëndësishme, pasi ajo nuk varet nga vetë votuesit, por nga rrethana të paparashikueshme”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Tutje shkruhet se me mospranimin e këtyre zarfave me vota, KQZ-ja arbitrarisht ua mohon të drejtën e votës mijëra mërgimtarëve shqiptarë.
“Në të njëjtën kohë i pranon pa asnjë reagim zarfat me votat e serbëve, të cilat shkuan aty kundërligjshëm, jo me postë, po me transport manual, nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.
Pra KQZ më lehtë pranoi votat e dërguara kundërligjshëm prej atyre që Kosovës i dërgojnë helm, se sa votat tona të dërguara tërësisht në mënyrë të ligjshme, nga mërgimtarët që Kosovës i dërgojnë veç ndihmë.
Ky veprim i KQZ-së na skandalizon. Shpresojmë ende që votat tona do të merren parasysh dhe do të numërohen. Shpresojmë që institucionet e Kosovës ta ndalin diskriminimin e mërgatës shqiptare, sepse pa ne, ato institucione nuk do të ishin”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














