Shqipëria
Festivali i Gjirokastrës, kandidat për pranimin si trashëgimi në UNESCO
Shkon në UNESCO dosja për Festivalin Folklorik Kombëtar
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është kandidat për t’u pranuar në regjistrin e praktikave të ruajtjes së trashëgimisë jomateriale në UNESCO.
Këtë e ka bërë të ditur profesori i Universitetit të Arteve, njëkohësisht edhe Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vasil Tole, duke thënë se Festivali Folklorik i Gjirokastrës do të jetë kandidat në UNESCO.
Këtë lajm ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tole ka bërë publik, duke shkruar se tashmë dosja e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës konsiderohet e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO-s në Paris.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e tij të plotë:
“Si sot, më 11 tetor 1968 u çel në qytetin muze të Gjirokastrës edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës-FFKGJ, festival i cili, prej atëhere shenjohet të jetë një aktivitet unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.
Pas pothuajse gjysmë shekulli dhe 10 edicioneve të organizimit të tij: 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995-Berat, 2000, 2005, 2009, 2015 dhe në pritje të edicionit të rradhës më 2020, me nismë dhe propozim të Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë ODEA (http://xn--cdaaa.odeacademy.org/) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës (ëëë.kultura.gov.al), Akademisë së Shkencave (ëëë.akad.gov.al), Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Arkivit Shtetëror të Filmit, pushtetit vendor në Gjirokastër, Akademisë së Studimeve Albanologjike-ASA etj, u përgatit dhe u depozitua praktika përkatëse për regjistrimin e FFKGJ në REGJISTRIN E PRAKTIKAVE MË TË MIRA TË UNESCO-s PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË JOMATERIALE.
Në këtë regjistër botëror pranohen aktivitete dhe organizime nga vende të ndryshme të cilat dëshmojnë se kanë shërbyer për një kohë të gjatë si faktorë esencialë në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.
Tashmë dosja konsiderohet e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO-s në Paris. Dosja përmban Formularin e Aplikimit, Filmin Dokumentar 10 min kushtuar FFKGJ, 10 fotografi si dhe mbështetjen me shkrim të institucioneve, personaliteteve të vendit dhe të huaja dhe të komunitetit nga e gjithë Shqipëria.
Shkoftë mbarë deri në fund!”
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës