Shkurt.ch
30 orë vonesa në fluturim, vdes pasagjeri në aeroplan
7 orë dhe 20 minuta zgjat fluturimi nga Abu Dhabi për në Dusseldorf të Gjermanisë, ndërsa pasagjerët në fluturimin me numër EY23 kanë bërë pothuajse 40 orë fluturim. Së pari për shkak të motit të keq dhe pastaj aeroplani kishte për të bërë një ulje emergjente për shkak se në bord kishte vdekur një 73-vjeçar.
Të lodhur e të mërzitur dhe kryesisht të irrituar, udhëtarët kanë zbritur pasdite të dielën në Dusseldorf nga aeroplani me numër fluturimi EY23. Aeroplani i Etihad Airways do të duhej të fluturonte të premten nga Abu Dhabi për në Gjermani.
Por, për shkak të mjegullës së dendur në Gjirin Persik, avioni nuk mund të merrte rrugën për Gjermani dhe pasagjerët kanë pritur 13 orë.
Kur avioni në fund ishte në gjendje për të fluturuar, përsëri nuk arriti në destinacionin për ku ishte nisur, ngase një pasagjer 73-vjeçar vdiq në bordin e avionit. Aeroplani kishte aterruar në Vjenë. Një zëdhënës i kompanisë ajrore ka konfirmuar vdekjen për mediat gjermane.
Siç rrëfen një dëshmitar për “Bild.de”, në aeroplan për 45 minuta kishin bërë përpjekje për ta ringjallur njeriun, por pa sukses.
“Një ekip i mjekëve ishte i pranishëm në Vjenë, por personi tashmë ishte i vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes”, thotë një zëdhënës për “The National”.
Për shkak të mjegull së dendur në aeroportin e Abu Dhabi vetëm Etihad Airways kishte anuluar 20 fluturime në fundjavë. Edhe me linjat ajrore të tjera ka pasur vonesa të shumta, dështime apo edhe probleme.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse