Kosova
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit
Për t’u pranuar në Interpol, Kosovës i duhen votat e 120 delegatëve
Edhe një javë ka mbetur deri në kohën kur Kosova për herë të katër do të tentojë që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare policore Interpol.
Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme kishte thënë se po punon intensivisht me shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate që do të mblidhet në Kili, njohësit e çështjes e thonë të kundërtën, raporton KTV.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, thotë se gjasat që Kosova të dështojë edhe kësaj radhe janë të mëdha dhe nuk është dashur të aplikojë fare.
Arsye për këtë, sipas tij, janë moslobimi i MPJ-së dhe ofensiva e Serbisë dhe Rusisë te shtetet anëtare, kundër anëtarësimit të policisë së Kosovës në këtë organizatë.
Ndërsa eksperti tjetër, Nuredin Ibishi, vlerëson se Kosova është fokusuar më shumë në çështje të brendshme derisa e ka lënë pas dore një hap mjaft të rëndësishëm siç është pranimi në Interpol.
Kësisoj ai shton se vendi ynë do të vazhdojë të jetë një pikë e zezë, pasi nuk do të mund ta luftojë krimin transnacional dhe terrorizimin.
Ibishi gjithashtu thotë se edhe lobimi i Serbisë ka nisur moti dhe tashmë ministri i Jashtëm serb vetëm se ka udhëtuar në Kili ku edhe do të mbahet mbledhja e kësaj organizate.
Për t’u pranuar në Interpol, Kosovës i duhen votat e 120 delegatëve të kësaj organizate, nga 194 sa janë gjithsej.
Kohavisioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga zëvendësministrja e MPJ-së, Rejhan Vuniqi, e cila është caktuar të merret me këtë çështje, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve të televizionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë