Shqipëria
Greqi: Kapen 700 kilogramë kokainë, e fshehur në kontejner bananesh
Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS
Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve kokainë që kishte si destinacion portin e Selanikut dhe atë të Durrësit.
Sipas tyre, pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%. Ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë euro. Ata kanë zbuluar se ranë në gjurmë të ngarkesës, pas një sinjalizimi nga një shërbim i huaj doganor. Menjëherë kontaktuan me zyrën e DEA-s në Athinë, si dhe me policinë shqiptare.
“Siç e dini në shumicën e rasteve, droga fshihet në “xhepa” të ndërtuar posaçërisht, jashtë kontejnerit, dhe veçanërisht në mekanizmin e ftohjes, ndërsa përdornin të njëjtën kompani transporti dhe të njëjtat kompani të tregtimit të bananeve. Diferencimi ekzistonte vetëm në destinacion, që ishte porti i Pireut, ai i Selanikut ose porti shqiptar i Durrësit”, tha zyrtari i lartë i policisë, raportojnë mediat greke.
Droga e fshehur në konteinerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i gushtit, duke përdorur ekzaminimin me rreze X-Ray. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të konteinerëve, e në disa raste të tjera në motorët e frigoriferëve.
Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës. Autoritetet greke e kanë cilësuar gjithë operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm dhe kanë bërë të ditur se në pesë porte të vendit kanë instaluar aparate X-Ray, me qëllim që siç thanë, t’u heqin çdo shans rrjeteve të krimit të organizuar që të përdorin portet greke për veprimtaritë e tyre të paligjshme, përcjell Albinfo.ch.
“Ne jemi të gjithë këtu dhe po punojmë ngushtë për të mbrojtur shoqërinë tonë, qytetarët tanë dhe rininë tonë nga kjo fatkeqësi. Ky është mesazhi që ne u dërgojmë qarqeve të drogës që bëjnë tregti me vdekjen dhe shpresën”, theksoi ndër të tjera zyrtari grek.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra