Lajme

Zvicra ndihmon shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka lansuar programin “School Me” i cili do t’i krijojë mundësi fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja në veri të vendit që të marrin dijet e duhura për ciklin shkollor 9-vjeçar

Programi u prezantua nga vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, raportojnë mediat në Tiranë.

Për fëmijët u shpërndanë 13 kompjuterë, ku me anë të paketave online të instaluar për ciklin 9-vjeçar do të kenë mundësi të arsimohen pavarësisht kushteve në të cilën ndodhen.

Ministrja e Arsimi,  Lindita Nikolla tha se duhet punuar shumë që t’i jepet fund fenomenit të gjakmarrjes duke e ngujuar këtë të fundit.

Projekti “School & Me’’ synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh.

Projekti në fjalë vjen në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe si pjesë e parë u ndanë 13 kompjuterë.