Kosova
Polici ia ndalon hyrjen drejtorit të C. Zvezdas: Është urdhër i Qeverisë së Kosovës
Mediat serbe e kanë publikuar një video, ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës në pikën e kufitare në Jarinje.
Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.
I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Terzic, i cili kaloi pjesën e pikës serbe me lehtësi.
Terzic ishte ai i cili u ofrua tek pika kufitare me veturën e tij të hynte para autobusit, por përgjigjja e policisë së Kosovës ishte negative.
Policia e Kosovës ia kërkoi fillimisht dokumentet, pastaj ia kumtoi lajmi se ai e ka të ndaluar hyrjen në Kosovës, me ç’rast u detyrua të kthehet pas.
Faqja serbe Telegraf.rs ka kapur momentin kur polici i Kosovës i thotë Terzicit që nuk mund të kalojë kufirin, shkruan albeu, përcjell albinfo.ch.
Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjesht se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës