E-Diaspora
Shfrytëzo privilegjin për të votuar. Bëhet fjalë për të ardhmen tënde!

Është me rëndësi që populli të dalë në zgjedhje dhe votime. Duke qëndruar indiferent nuk bëhet asnjë ndryshim! Secili që ankohet për një politikë të dështuar dhe megjithatë nuk voton, është në fakt vetë fajtor! Çdonjëri e ka në dorë të vendosë që edhe shqetësimet e tij të përfaqësohen në politikë.
Prandaj, shkoni në qendrat e votimit!
Ka vende në të cilat njerëzit vriten me gurë ose burgosen kur ngrejnë zërin e tyre ose e vënë në dyshim sistemin. Ne jetojmë në një vend në të cilin mund të ndërhyjmë drejtpërdrejt dhe të marrim pjesë në procesin politik. Përse atëherë nuk e bëjmë? Përse nuk e shfrytëzojmë votën tonë e cila këtu te ne ka vlerë? Çfarë po presim?
Shumë veta harrojnë se kjo që përcaktohet sot, ligjet që ne sot i miratojmë, prekin ardhmërinë tonë. Këtë ardhmëri në të cilën do të jetojmë ne të gjithë, fëmijët dhe nipërit tanë.
Të rinjtë sot dalin në rrugë që të demonstrojnë për një mbrojtje efektive të klimës. Me këtë veprim ata kërkojnë reduktim te CO2-shit. Por vetëm të dalësh në rrugë nuk mjafton. Angazhimi është ai që ia vlen: Në politikë, shoqata dhe po ashtu, duke votuar.
Nëse çdo herë votojnë vetëm një e pesta e njerëzve me të drejtë vote, ata të moshës mbi 50 vjeçare, atëherë këta po vendosin për të ardhmen tonë. Ne po lejojmë kështu të mos jemi pjesë e këtij procesi.
Ne mund ta bëjmë ndryshimin. Ne bashkë mund ta formësojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe vendin në të cilin jetojmë dhe punojmë.
Prandaj, ju lutem, mos i hidhni zarfat zgjedhorë. Jepjani votën tuaj të gjithëve që ndajnë vizionin dhe mendimet tuaja. Bëjeni dallimin.
Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në plotësimin e fletëvotimit, mund të më kontaktojnë në çdo kohë.
Përzemërisht
Arbela Statovci, kryetare e FDP-së, Wallisellen.
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?