Feja
Shqiptarët katolikë festojnë Krishtlindjen edhe në Zvicër
Me qindra besimtarë ishin mbledhur mbrëmë në Emmenbrucke të kantonit të Luzernit për të festuar dhe kremtuar lindjen e Krishtit
Katolikët shqiptarë në Zvicër, kremtuan mbrëmë festën e Krishtlindjes. Në meshën shenjtë që u mbajtë në Emmenbrucke të Luzernit ishin të pranishëm me qindra bashkatdhetarë, të cilët pos lutjeve të tyre në këtë meshë, uruan edhe njëri tjetrin. E pranishme ishte edhe “albinfo.ch”. Ndërkaq festimi i njërës nga festat më të mëdha të të krishterëve ka vazhduar edhe gjatë tërë ditës së sotme.
Besimtarët shqiptarë katolikë festuan krishtlindjen edhe në Zvicër. Me qindra besimtarë ishin mbledhur mbrëmë në Emmenbrucke të kantonit të Luzernit për të festuar dhe kremtuar lindjen e Krishtit. Rrugët e Emmenbrük-ut ishin të stërmbushura nga besimtarët, ndërkaq Kisha ku u mbajt ceremonia fetare ishte e vogël për të zënë gjithë besimtarët e krishterë.
Para se të fillonte mesha e shenjtë, para të pranishmeve u shfaq një shfaqje artistike nga fëmijët shqiptarë të e kishin përgatitur enkas për këtë festë.
Në orën 20.00 filloi mesha e udhëhequr nga meshtari për regjionin që e mbulon Misioni Katolik Shqiptar me qendër në Luzern, Don Agim Qerkini.
“ Jemi mbledhur këtu për të festuar dhe kremtuar lindjen e Krishtit. Festa e Krishtlindjes është festë e familjes, e paqes dhe e gëzimit për secilin prej nesh. Jam i lumtur që shoh një numër kaq të madh të besimtarëve në këtë meshë të shenjtë” theksoi ai para të pranishmëve.
Dashurinë ta ndajmë me njëri tjetrin
Gjatë meshës e cila u përcoll me ritet kishtare, don Agimi në predikimin e tij tha që dashurinë që Zoti na e ka falur, duhet ta ndajmë më njëri tjetrin, me familjet tona, sepse ajo është dashuria që mban gjallë popullin dhe njerëzit e bashkuar.
Më tej, ai kërkoi nga besimtarët që të luten edhe për të varfrit apo ata të cilët kanë vështirësi të tjera jetësore. “Të dashur besimtarë, sonte të gjithë këtu të bashkuar, të kemi parasysh që shumë familje qoftë në vendlindjet tona, qoftë edhe këtu të cilëve ndoshta ju mungojnë gjërat e nevojshme për jetesë, apo që kanë vështirësi të tjera jetësore, dhe nuk janë pjesë e këtij gëzimi, të lutemi për ta, që Krishti foshnje të jetë një forcë për ta, t`u ndihmoj në secilën vështirësi të jetës që edhe ata të gëzohen me dashurinë e Krishtit” ka thënë ai.
Besimtarët urojnë njëri tjetrin
Pas përfundimit të meshës, besimtarët takonin njëri tjetrin ndërsa fjalët e para që shkëmbenin ishin “Urime festa! Për shumë mot Krishtlindja!”.
Mark Berisha kishte ardhur së bashku me familjen e tij që të jetë pjesë e kremtes së madhe të festës së lindjes së Krishtit. “Kjo është një nga festat më të mëdha të besimtarëve katolikë. Edhe pse jetojmë në Zvicër, mundohemi që t’i ruajmë festat dhe traditat tona fetare por edhe kombëtare. Festa e Krishtlindjes, është një festë e paqes, e dashurisë dhe harmonisë për njëri tjetrin”, ka thënë ai.
Ndërkohë Labinot Hasanaj kishte një mesazh për këtë festë. “Le të festojmë së bashku, pa dallim feje apo kombi. Dashuria është mbi të gjitha, dhe të gjithë duhet të shpërndajmë sa më shumë dashuri qoftë për njëri tjetrin, për familjen apo edhe më ata që na rrethojnë”, ka pohuar ai për “albinfo.ch”.
Dhuratat, shenjë dalluese e festës
Festa e Krishtlindjes kremtohet me shpellën e Betlehemit, shfaqjen e lindjes së Krishtit, me bredhin e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e dhuratave mes familjarëve apo personave të dashur të tyre. E në këtë natë, nuk kishte shpëtuar pa dhuratë as vajza 4 vjeçare e Labinotit, Albiona Hasanaj. “ Jam gëzu shumë për Krishtlindje, se mua babi dhe mami me kanë ble shumë dhurata për këtë festë. Edhe unë ju kam ble atyre”, theksoi për albinfo.ch, Albiona e vogël.
Festimi i Krishtlindjes tek besimtarët katolikë në Zvicër ka vazhduar edhe gjatë ditës së enjte kur janë mbajtur mesha të shenjta nëpër kantone të tjera në Zvicër apo vizita familjare të njëri tjetri, ndërkaq po të enjten në kanton Luzern është organizuar mbrëmje familjare më këngëtarët: Nikoll Nikprelaj dhe Marije Lajçaj.
Arben Gjinaj
E-Diaspora
-
Gjermani: 14 vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025