Futboll
Dardania shpreson për sukses në Kupën e Zvicrës
Dardania do të luajë kundër FC Zuzwil në raundin 1/8 e kualifikimeve të Kupës së Zvicrës
Skuadra shqiptare në Zvicër, Dardania e St. Gallenit, të dielen do të luajë kundër FC Zuzwil në rundin 1/8 e kualifikimeve të Kupës së Zvicrës.
Ndeshja do të zhvillohet në Gemeindesportplatz Zuzwil në ora 20.15, shkruan albinfo.ch.
Dardania ka gjasa të mira të kalojë në rrethin e ardhshëm, derisa e ka nisur kampionatin shumë mirë, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në Ligën e Tretë, Grupi 2.
Është interesant se kundërshtari i Dardanisë është në një grup me FC Besën e St. Gallenit dhe brenda javës do të zhvillojë dy ndeshje me dy skuadra shqiptare, njërën për Kupë nesër dhe të shtunën ndeshjen kampionale kundër Besës, që po ashtu është në krye të tabelës në grupin e vet.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve