Gruaja
Një shqiptare-belge, vë në skenë shfaqjen “Bad boy Nietzsche” në Bruksel
Shfaqja “Bad boy Nietzsche“ me tekst të autorit amerikan, Richard Foreman, u luajt plot dy javë në teatrin e njohur “Océan Nord“ të Brukselit
Sofie Kokaj është emër i njohur i teatrit belg. Ajo ka mbaruar studimet e larta për regji në Insas, më 1995, institut me renome për teatër dhe kinema në Bruksel, në të cilin është mësimdhënëse.
Përvoja e saj artistike është e pasur dhe e larmishme: regjisore, autore, aktore etj.
Lidhjet e para me skenën, Sofia i fillon si studente përmes interpretimit, ku bie në sy talenti i saj. Prirjet për aktrim asaj do t’i mundësojnë të luajë në shfaqjet regjisorëve të shquar belgë: Armel Rousel, Isabelle Pousseur, Jacques Delcuvellerie etj.
Pas diplomimit, Sofia do të hulumtojë dhe do t’i nxisë më tutje ambiciet si regjisore dhe autore.
Në vitin 2000 – 2001 del për herë parë para publikut me shfaqjen “No trace of a place to hide“, përmes së cilës dëshmon aftësitë e veta krijuese. Pastaj ajo do të promovojë me shumë sukses disa shfaqje të tjera, ndër të cilat: “On rendra les grands idéaux à leurs executeurs”, “ Mange ta glace Patti Lee “, “ Bad boy Nietzsche “ etj., duke u prezantuar në teatrot e rëndësishme belge dhe franceze.
Spektaklet e Sofisë janë mirëpritur nga publiku, shtypi, radio dhe televizioni.
Teatri i saj është teatër i angazhuar dhe bashkëkohor. Në të shpalosen temat e kohës: dehumanizimi, varfëria, politika, racizmi, frika, mitet, tabutë tona, pa harruar ëndërat e fëmijëve si një vendstrehim.
Frymëzimin për shfaqjet ajo e gjen duke u nisur nga tekstet e krijuesve të shumtë, ndër të cilët: Pasolini, Godar, Patti Smith, Nietzsche …për t’i zhveshur dhe ndërtuar sipas versionit te saj.
Kjo u pa edhe në shfaqjen e këtyre ditëve “Bad boy Nietzsche“, e cila luajt plot dy javë në teatrin e njohur “Océan Nord“ të Brukselit. Me një tekst të adaptuar të autorit dhe regjisorit amerikan Richard Foreman, shfaqja i kushtohej shkrimtarit të veprës “Kështu fliste Zarathustra“, i cili do të përfundojë në çmenduri kah fundi i jetës së vet. Situatat komike, problemet e pazgjdhura, moskuptimet ofrojnë në këtë shfaqje një histori të artit experimental, po gjithashtu një pasqyrë të deformuar të inkonshiencës (pavetëdoijes) sonë.
Në këtë spektakël kokëfortësitë e paroditë ndeshin temat e thella: etnocidet, imigracionin, pengesat (materiale dhe filozofike), ekzistencën, keqkuptimet ndaj tjetrit, vetminë, raportet me forcën, dashurinë e paformuluar apo që s’formulohet, të moskuptuarit dhe, më në fund, “marrëzinë”.
Regjisorja Sofie Kokaj niset prej ketij teksti, duke ftuar spektatorin në një eksperimentim përmes rrugëtimeve të pavetëdijes sonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor