Kosova
Partitë që nuk arritën t’i marrin as edhe një mijë vota
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën dje, nuk po dalin të jenë të favorshme për shumë parti
Janë numëruar rreth 98 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe nga ky rezultat del se janë disa parti, të cilat nuk kanë arritur t’i marrin as edhe një mijë vota.
Partitë e minoritetev janë e ato të cilat nuk kanë arritur që të mbledhin aq shumë vota, përjashtuar Listën Serbe, përcjell albinfo.ch.
Stranka Demokratske Akcije, ka marrë vetëm 836 vota apo 0.11 për qind.
Partija Kosovskih Srba ka marrë 788 vota apo 0.10 për qind, Pokret za Gora ka mbledhur vetëm 805 vota apo 0.10 për qind.
Po ashtu edhe koalicioni Sloboda ka arritur që t’i mbledhë vetëm 719 vota apo 0,09 për qind.
Edhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka marrë vetëm 985 vota apo 0.13 për qind.
Partia që më së paku ka marrë vota është Kosovaki Nevi Romani Partia, e cika ka arritur t’i mbledhë vetëm 275 apo 0.04 për qind të votave.
Edhe Esmir Kasi ka mbledhur pak vota, janë vetëm 540 qytetarë që e kanë votuar, apo 0.07 për qind.
Po ashtu edhe Graxhanska Inicijativa Gore ka mbledhur vetëm 0.10 për qind.
KËTU mund t’i shihni në kohë reale rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën