Integrimi

Lejohet dyshtetësia në Gjermani

Fëmijët me prindër të huaj, që jetojnë në Gjermani, nuk kanë nevojë më, që të vendosin për njërën nënshtetësi

Për të marrë shtetësi të dyfishtë fëmijët e prindërve të huaj duhet të jenë rritur në Gjermani. Kjo do të thotë se deri në ditëlindjen e tyre të 21-të të kenë jetuar tetë vjet në Gjermani, të kenë ndjekur për gjashtë vjet një shkollë gjermane, ose një trajnim profesional. Si dëshmi mjafton një çertifikatë e shkollës, ose e përgatitjes profesionale. Për ata, që nuk i plotësojnë këto kushte, vlen zgjedhja e një opcioni.

Këto kushte janë kritikuar prej kohësh na opozita, që kërkon heqjen e plotë të detyrimit për të zgjedhur një opcion të shtetësisë, raportojnë mediat gjermane.

Megjithatë kushtet për nënshtetësinë e dyfishtë i plotëson thuajse secili.

Rreth 500.000 të rinj do të përfitojnë nga rregulli i ri në Gjermani.