Kosova
Haziri: LDK rikthehet e para pas 12 vjetësh!
Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se ata janë partia e parë, dhe se kryesojnë me një diferencë të lehtë ndaj partisë së dytë.
“LDK parti fituese e këtyre zgjedhjeve. Natyrisht ne jemi të lumtur që kemi shënu rezultat shumë të thellë. LDK ka përparësi, ka udhëheqje ndaj VV si parti e dytë, presim që të kemi qartësi sa është ky dallim”, ka deklaruar Haziri.
Ai thotë se disa parti kanë filluar herët të shpallen fitues, por fitorja e LDK-së është e sigurt.
“LDK me këtë rezultat është e sigurt, po flasim me rezultate të para, por të dytat do të tregojnë më qartë se si janë numrat”, thekson Haziri.
Ai shton se LDK ka një diferencë shumë të madhe ndaj partisë së tretë, duke deklaruar se opozita është fituese e madhe, e LDK fituese kryesore që rikthehet si e para pas 12 vjetëve.
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026