Shkurt.ch
EKM/CFM kërkon një zgjidhje më humane për personat me “F”
Në Qendrën e Medieve në Bernë, në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, më 18 dhjetor, është mbajtur një konferencë shtypi ku është prezantuar një studim lidhur me statusin e përkohshëm (F)
Në një studim të realizuar me porosi të Komisionit Federal për Migracion (EKM-CFM) dhe të realizuar nga Universiteti Neuchatel propozohet që për azilkërkuesit me status të përkohshëm (F) të gjendet një zgjidhje më e qëndrueshme në krahasim me atë që aplikohet aktualisht. Është fjala për ata azilkërkues të cilët nuk i plotësojnë kriteret e konventës së Gjenevës për t`u njohur si refugjatë por nga ana tjetër, bëjnë pjesë në masën e viktimave të dhunës në vendet prej nga kanë ardhur dhe kthimi i tre atje tregohet i pamundshëm.
Për të prezantuar rezultatet e këtij studimi, të enjten, më 18 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, në Qendrën e Medieve në Bernë ishte thirrur një konferencë shtypi në të cilën ishte edhe albinfo.ch.
Statusi i ri është përgjigje për nevojën e sigurimit të një mbrojtjeje më të mirë të personave me “F”, është thënë në konferencën ku para medieve kanë folur kryetari i EKM/CFM, Walter Leimgruber, nënkryetari Etienne Piguet dhe udhëheqësja e grupit punues Martina Caroni.
Pas 6 viteve me “F”, viza “B”
Përmes studimit të përmendur kërkohet që azilkërkuesit me status të përkohshëm të kenë një trajtim të njëjtë me ata që kanë status të rregullt të të huajit, por me ndryshimin që nëse situata në vendin e prejardhjes është rregulluar, ata Zvicra mund t`i kthejë nga kanë ardhur. Nëse kthimi nuk ndodh brenda gjashtë viteve, atëherë shteti obligohet që atyre t`ua japë statusin e rregullt të të huajit ose lejen e qëndrimit (B).
Arsyeja për zëvendësimin e statusit F me një status tjetër komplementar, sipas EKM qëndron në pasigurinë të cilës i nënshtrohen bartësit e këtij statusi. Edhe pse duke filluar nga viti 2006 të huajt me status F ligjërisht janë të barabartë në tregun e punës, vetë cilësimi “i përkohshëm” në statusin e tyre i bën të pasigurt në sytë e punëdhënësve, ka thënë kryetari Leimgruber. Kur t`i shtohet kësaj edhe mungesa e informacionit te një pjesë e madhe e punëdhënësve dhe paragjykimet, atëherë bëhet edhe më e qartë situata e personave me F.
Këtë status sot në Zvicër e kanë rreth 25 mijë veta. Është simptomatike se një shumicë e tyre statusin e përkohësisë e bartin shumë gjatë, rreh 10 për qind madje mbi 12 vjet! Kjo flet për një situatë të rëndë dhe pe¨r një stigmatizim të këtyre personave.
Leimgruber ka thënë se edhe në vendet e BE-së ekziston një status i ngjashëm dhe ai është dëshmuar kështu që nuk duhet pasur frikë nga ndonjë fluks i ri i azilkërkuese mbi këtë bazë. Ai ka shtuar se synimi i EKM/CFM-së duke propozuar ndryshimin e këtij statusi është nxitja e debatit në këtë drejtim ndërsa fakti se a do të sigurohet shumica në parlament mbi këtë propozim, mbetet të shihet.
Në botë aktualisht llogaritet se jetojnë rreth 53 milionë njerëz të detyruar të braktisin vendin e tyre por jo të gjithë i plotësojnë kushtet për t`iu njohur statusi i refugjatit sipas Konventës së Gjenevës. Në vende të ndryshme ky status i ndërmjetëm është rregulluar në mënyra të ndryshme, ndërsa në Zvicër, ata azilkërkues që nuk dëshmohen si refugjatë “të vërtetë” por që megjithatë kthimi i tyre paraqitet me rrezik për ta, marrin statusin F.
Një sinjal se azilkërkuesit me “F” nuk janë “refugjatë të rrejshëm”
Etienne Piguet, nënkryetar i EKM/CFM, i pyetur nga albinfo.ch lidhur me synimet e studimit ka sqaruar se bëhet fjalë për nevojën e ndryshimit të disa koncepteve në fushë të azilit, që nuk janë më në frmën e kohës.
“Ka shumë raste kur azilkërkuesit nuk mund të dëshmojnë se janë të ndjekur personalisht por që megjithatë i nënshtrohen rrezikut në vendin e prejardhjes. Ka raste kur njerëz që kërkojnë azil për shkak se janë të rrezikuar jo vetëm nga ndjekja por edhe nga shkaqe ambientale ose nga kombinimi i këtyre shkaqeve me shkaqet politike. Këta nuk janë “refugjatë të rrejshëm” shikuar sipas Konventës së Gjenevës, por edhe këta kanë të drejtë të quhen të rrezikuar. Për këtë arsye tregohet e nevojshme që të zgjerohet koncepti i atyre që kanë nevojë për mbrojtje dhe në këtë mënyrë të trajtohen në bazë të statusit që do të ishte adekuat me situatën e tyre. Synimi ynë dhe i studimit të prezantuar është të japim një sinjal se këta njerëz nuk janë “refugjatë të rrejshëm”.
Ideja e dytë që ngre studimi është nevoja për përafrimin e dy koncepteve mbi azilin që mbretërojnë në botë. Koncepti i ashtuquajtur “jugor”, sipas të cilit pranohen dhe trajtohen numri më i madh i refugjatëve por ata janë të privuar nga shumë të drejta. Bëhet fjalë për refugjatët në vendet në kufi me vatrat e krizës, ku ata strehohen në kampe të mëdha, nën përkujdesjen e vendeve të përmendura dhe organizatave ndërkombëtare. Ndërsa koncepti “verior” nënkupton vendet sistemet e azilit në vendet e hemisferës veriore, vendet e pasura të Evropës, të SHBA-së etj. Këtu, bëhet “filtrimi” i azilkërkuesve dhe pranohet vetëm një pjesë e vogël e tyre por ata kanë trajtim shumë më të mirë dhe të drejta më të avancuara”, ka thënë Piguet për albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës