Kosova
Haradinaj: Kush nuk voton, të tjerët votojnë për të!
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në shkollën e mjeksisë “Ali Sokoli” dhe ka votuar në këtë qendër votimi
Ramush Hardinaj bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime – pasi në të kundërt të tjerët do të votojnë për ata që nuk dalin.
“Anita edhe unë e shfrytëzuam të drejtën tonë dhe votuam, i lus të gjithë qytetarët pa marrë parasysh bindjet politike, me votë të vendosni vetë – ata që s’votojnë, të tjerët votojnë për të, është sukses për Kosovën një demokraci e tillë. Procesi i votimit po shkon mirë. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin”, tha Haradinaj shkurtimisht pas votimit.
Nga ana tjetër, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi sipas tij, sovrani do t’ua japë përgjigjet të gjithë politikanëve e partive politike.
“Sot është një ditë fort e veçantë. Të gjitha partive e politikanëve u përgjigjet populli si burim i sovranitet”.
Po ashtu Kurti është shprehur sot të gjithë janë të barabartë, dhe ka bërë thirrje që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim të lartë a jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Gjithashtu edhe kandidati i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, për hajr na qoftë të gjithëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës