Uncategorized
25-vjeçari në Austri privon pesë persona nga jeta
Pas aktit, në mëngjesin e të dielës, personi në fjalë është paraqitur vetë në policinë lokale. “Sapo i vrava pesë persona”, ka thënë ai, sapo është paraqitur
Një person 25-vjeçar, siç bën të ditur policia, ka vrarë pesë veta në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kitzbühel të Austrisë. Të vrarët janë ish-mikja e tij 19 vjeçe, prindërit e saj, vëllai dhe një burrë tjetër (miku i ri i 19- vjeçares). Motivi i vrasjes duket të ketë qenë xhelozia, shkruajnë mediat austriake.
Vendi i krimit është një shtëpi private në vendin e njohur për pushime dimeore dhe skitari, Kitzbühel, transmeton albinfo.ch. Vajza 19 vjeçe ishte ndarë para dy muajve nga 25-vjeçari.
Pas aktit, në mëngjesin e të dielës, personi në fjalë është paraqitur vetë në policinë lokale. “Sapo i vrava pesë persona”, ka thënë ai.
Krimit i ka paraprirë një konflikt në mes të dy ish-partnerëve në një lokal në Kitzbühel, ka deklaruar të dielën për mediat një zëdhënës i policisë.
Rreth orës 4 të mëngjesit, 25-vjeçari kishte trokitur në derën e shtëpisë së prindërve të ish-mikes së tij. Babai i saj e ka përzënë. Ai pastaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë një armë zjarri, ka thënë tutje zëdhënësi.
Me të arritur sërish në shtëpinë e përmendur, ai ka vrarë prindërit dhe vëllanë e mikes. 19-vjeçarja ka qenë në një kthinë të mbyllur, përcjell albinfo.ch. Por krimineli ka arritur tek ajo, duke u ngjitur në ballkon dhe me atë rast ka vrarë atë bashkë me të dashurin e saj të ri.
Lokaliteti me rreth 8.000 banorë, i njohur në botë për turizëm dimëror dhe për skitari, është i tronditur thellë, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch. Një krim i këtyre përmasave nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë në Kitzbühel.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë