Uncategorized
Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët
Bledar Istrefi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi fitoi lotarinë amerikane
Ai ka rreth 13 vjet që nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që është larguar. Pa asnjë njohuri mbi gjuhën angleze, ai u punësua fillimisht në një restorant italian si pjatalarës dhe më pas si ndihmës kuzhinier. Në fillimet e tij ai mendonte që nuk do t’ia dilte në Amerikë dhe do të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt. Pas disa vjetësh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij, përcjell albinfo.ch.
Restoranti i tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare. Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta. Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme qengji, apo viçi, tru, apo mish koke, ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës.
Pasi ia servir, ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve amerikanë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë. Në episodin e radhës në emisionin “Diaspora” ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Bledar Istrefit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë