Integrimi
Shqiptarët, mysafirë në Parlamentin britanik
Në fund të viteve ‘80-ta dhe në fillim të viteve të ‘90-ta shqiptarët merrnin rrugën për në Evropën Perëndimore, por shumë pak prej tyre synonin Britaninë e Madhe.
Në atë kohë komuniteti shqiptar në ujdhesën britanike numëronte një numër të vogël. Disa vjet me vonë, ky numër u rrit në masë të madhe, sidomos në Londër dhe rrethinë. Shumë prej tyre arritën të ushtrojnë profesionet e tyre që i kishin mësuar në vendlindje, ndërsa gjeneratat e reja po bëheshin pjesë e sistemit arsimor britanik, sistem ky me standarde të larta.
Sot në Britaninë e Madhe shqiptarët mund t’i takosh çdo kund. Në metropolin londinez gjasat janë të mëdha që kafeja e mëngjesit në ndonjë kafene t’ ju shërbehet nga ndonjë shqiptar apo vetura juaj të shkëlqejë e pastruar nga duart e vyeshme të ndonjë bashkëkombësi tjetër. Por, fare më të vogla nuk janë gjasat që edhe mjeku, avokati, arkitekti apo bankieri juaj t’ ju përshëndes në gjuhën shqipe. Shqiptarët ia kanë dalë të depërtojnë në nivele të ndryshme të shoqërisë britanike jo vetëm si individë, por ndërkohë edhe të organizuar në shoqata të ndryshme.
Për të festuar integrimin e shqiptarëve në këtë vend, për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të biseduar për sfidat me të cilat preokupohet komuniteti shqiptar, më 17 nëntor u mbajt një takim në Parlamentin britanik, me ftesën e deputetit Andy Slaughter dhe të kolegëve të tij. Në organizim të shoqatës shqiptare „Ardhmëria” ishin të pranishëm shumë bashkëkombës që jetojnë në Britani të Madhe, por që vijnë nga të gjitha viset shqiptare. Përveç deputetit Andy Slaughter dhe disa deputetëve të tjerë, në këtë takim folën edhe ambasadorët e Republikes së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, Mal Berisha dhe Lirim Greiçevci.
Fjalën e morën edhe ata të cilët në këtë vend kishin ardhur në moshë të re dhe atëbotë kishin gëzuar përkrahjen e shtetit britanik, e sot, pas përfundimit të shkollimit të lartë, japin kontribut në sfera të ndryshme në shoqërinë britanike.
Brikena Muharremi kishte ardhur në Britaninë e Madhe ende pa e kryer shkollën e mesme në Mitrovicë. Në vendin e ri ajo përfundoi shkollimin e mesëm dhe Fakultetin e Drejtësisë me notën më të lartë, si studentja e vetme nga gjenerata e saj. Pas specializimit në degën e avokaturës, Brikena punon si juriste për Shërbimin Ligjor të Qeverisë Britanike në Londër.
Në fjalimin e saj, ajo ndër të tjera foli për përvojën e saj në këtë shtet, për punën e saj si këshilltare juridike e departamenteve qeveritare britanike dhe si aktiviste e komunitetit shqiptar. „Britania ka përkrahur shqiptarët e ardhur pas luftës dhe shqiptarët tani japin kontributin e tyre pozitiv në Britani dhe në botë. Kosova dhe Shqipëria kanë shumë punë për të bërë për t’u bërë shtete të forta demokratike dhe me një sundim të fortë të ligjit”, iu tha Brikena Muharremi të pranishmëve. Brikena foli për një temë tjetër shumë të rëndësishme, atë të përfshirjes së gjuhës shqipe si lëndë GCSE (certifikatë e përgjithshme e arsimit të mesëm), iniciativë kjo e filluar nga disa shoqata shqiptare në Londër.
Juristja dhe aktivistja e re, Brikena Muharremi, e përfshirë në librin “100 shqiptarët e Britanisë”, të botuar nga gazeta “The Albanian” në Londër, tha se “nëse gjuha shqipe bëhet lëndë e rregullt në shkollat britanike, nxënësit do të kenë rastin të mësojnë edhe një gjuhë tjetër përpos gjuhës se tyre amtare, gjë e cila ndihmon në arritjen e rezultateve më të mira në mësim. Këta nxënës do të mësonin gjuhën shqipe, si një ndër gjuhët më të vjetra në botë dhe do të njiheshin më afër me kulturën e mahnitshme shqiptare”, përfundon aktivistja e mëhershme e Shoqatës Anglo-Shqiptare, gjenerata e së cilës ka një rol të rëndësishëm për integrim të suksesshëm në shoqërinë britanike.
Realizimi i kësaj iniciative ambicioze dhe të rëndësishme jo vetëm për brezat e ardhshëm, do t’i mundësonte komunitetit shqiptar, si një komunitet i ardhur më vonë në ujdhesën britanike, të integrohej edhe më tutje në këtë vend dhe të gjejë vendin e merituar në shoqërinë britanike. Takimet si ky janë të rëndësishme për komunikim të vazhdueshëm dhe për thellim të bashkëpunimit të shqiptarëve dhe shoqatave shqiptare me popullin britanik dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme