Integrimi
Është mbajtur takimi gjithëkombëtar i Unionit të Bizneseve në Botë
Në Kuvendin Gjithëkombëtar të UB që u mbajt para pak ditësh në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë morën pjesë rreth njëzet përfaqësues nga shumë shtete të botës
Njëra nga hallkat e strategjisë së Ministrisë së Diasporës lidhur me organizimin dhe lidh mërinë me vendlindjen e bizneseve ka hyrë në fazën fillestare të konsolidimit organizativ funksional. Në këtë vazhdë ishte edhe Kuvendi Gjithëkombëtar i UB që u mbajt para pak ditësh në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Në Takim morën pjesë rreth njëzet përfaqësues nga shumë shtete të botës.
Takimin e udhëhoqi Yll Blakaj, kryetar i UB në Evropë. Ai i përshëndeti të pranishmit në mesin e të cilëve ishte edhe Naim Dedushaj nga Ministria e Diasporës dhe njëri nga nismëtarët e rrjetëzimit të bizneseve gjithëkombëtare në botë.
Naim Dedushaj (M.D.) i falënderoi iniciatorët për punën e tyre madhore në hapat e rrjetëzimit të njerëzve tanë afarist gjithandej globit.
Mysafir i veçantë ishte Lazim Destani i cili zgjidhet kryetar nderi njëzëri me duartrokitje nga pjesëmarrësit. Ai në fjalën e tij falënderoj të pranishmit për respektin dhe për punën e tyre për t’i bashkuar forcat në punën e veprimtarinë me rëndësi kombëtare. Ai e vlerësoi takimin si shumë me rëndësi për aktivitet e ardhme me synim ndihmën e pareshtur vendlindjes. “Mendoj se ky zinxhir biznesi do të krijojë lidhje të forta së pari midis vet kompanive shqiptare gjithandej e më pas edhe me partnerët e tyre nga vendet ku veprojnë dhe punojnë. Teknologjia e sotme e komunikimit si dhe trendet e reja që po vijnë me shpejtësi do ta relativizojnë gjithnjë e më shumë faktorin limitues të distancave fizike në hapësirën globale. Kjo përparësi duhet të shfrytëzohet sepse ne shqiptarëve, jo pse vetë deshëm por rrethanat na e imponuan shpërndarjen anë e kënd botës, prandaj, o tani o kurrë e kemi shansin dhe mundësitë reale për të arritur bashkimin ekonomik global.”
Nazar Mehmeti, kryetar i UB në botë, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj mikpritësit për organizimin e takimit. Me fjalët e tyre u paraqiten Elmi Berisha, kryetar i UB në SHBA; Ahmet Gjanaj (Sht-Beneluxit) dhe përfaqësuesit e shteteve tjera nga shumë vende e kontinente. Ky takim ishte i dyti dhe si detyrë kishte përpilimin dhe aprovimin e platformës unike për veprim në gjithë botën. Forcimi i bizneseve shqiptare do jetë me interes për firmat dhe pronaret e tyre por në kontekst me vendlindjen do të marrë një rëndësi kombëtare për të ardhmen. Është ky njëri nga qëllimet e Ministrisë së Diasporës në të ardhmen. Potenciali i madh ekonomik e financiar do të mund të ndihmohet ndërsjellë dhe vende lindjen e cila ka nevojë për investues serioz e këta janë pikërisht ata që kanë gjenezë nga andej.
Platforma Strategjike e Veprimit u plotësua nga diskutimet e cila do të jetë rrugëpune për UB për të ardhmen. Takimi i punës i radhës do mbahet në vitin e ardhëm në muajin maj në Maqedoni.
Historiku
Në korrik të vitit 2013, qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar strategjinë për diasporën dhe mërgatën 2013 – 2018. Kjo Strategji, mes tjerash ka parapa përkrahjen e institucioneve dhe akterëve tjerë, në themelimin dhe funksionalizimin e rrjeteve të bizneseve në vendet ku diaspora jonë jeton dhe vepron (neni 14.1, Strategjia për diasporën dhe mërgatën 2013-2018).
Si rrjedhojë, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Odën Ekonomike Amerikane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe më bashkëfinancim nga qeveria e Finlandës, kanë iniciuar dhe ndihmuar themelimin e rrjeteve të bizneseve të diasporës në shumicën e vendeve perëndimore ku diaspora jonë jeton dhe vepron. Për më tepër, me 16 maj të vitit 2014 është mbajtur Forumi për themelimin e Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ku kanë marrë pjesë kryetarët dhe përfaqësuesit e 15 unioneve. Në këtë takim historik, për herë të parë është themelua
Misioni
Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare është një organizatë ekonomike, joqeveritare dhe jofitimprurëse, që ushtron veprimtari në dobi të interesave të të gjitha, unioneve…
Struktura Organizative
Unioni Global do të ketë Bordin Drejtues i cili përbëhet nga Kryetarët e Unioneve të Bizneseve të Diasporës të secilit vend përkatës, si niveli i vetëm qendror dhe fillimisht dy (2) nivele paralele (në vazhdim referohen si “Degë”), të cilat veprojnë dhe funksionojnë nën mbikëqyrjen e Bordit, përmes autorizimeve të deleguara drejtpërdrejtë tek Kryetari përkatës i zgjedhur nga vetë Bordi.
Hazir Mehmeti
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme