Kosova
Krasniqi: Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti i bënë krenarë gjithë shqiptarët në Washington
Krasniqi ka thënë edhe se dyshja Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti, është dyshe e papërsëritshme në skenën politike
Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe vizitën që kishte bërë në SHBA, bashkë me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin.
“Kam shkuar në Washngton me Albnin dhe Shpendin”, ka thënë Krasniqi.
“Ajo ishte hera e parë, pas 20 vjet angazhimi politik, që u ndjeva krenar që jam shqiptar. Bisedat që i kanë bërë me lider. Të gjitha ato. Të gjithë liderët e Kosovës kur shkojnë nuk thonë asgjë, vetëm faleminderit që na keni ndihmuar dhe asgjë tjetër”
“Kur kanë ardhur këta na kanë bërë krenar me vizionin e tyre. Me fjalët dhe prezantimin e tyre dhe na kanë bërë aq krenar sa e gjithë salla ishte ngritur në këmbë duke i duartrokitur duke ju thënë të vazhdonin të flisnin”
Tutje Krasniqi ka thënë edhe se dyshja Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti, është dyshe e papërsëritshme në skenën politike percjell Albinfo.ch.
“Është një çift që nuk mundesh me kriju përsëri. Ata e kompletonin njëri tjetrin. Më vjen keq si janë ndarë”, ka thënë Krasniqi.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit