Integrimi
Kryebashkiaku i Lozanës mirëpret komunitetin shqiptar në “Javën Shqiptare”
Junod i ka uruar mirëseardhje komunitetit shqiptar të Lozanës, duke vënë theksin në shkallën e lartë të integrimit të këtij komuniteti në jetën shoqërore, politike e kulturore të qytetit
Në kuadrin e “Javës Shqiptare” që po mbahet në Lozanë, pak çaste më parë ka filluar tryeza e debatit “Trajektoret e jetës”, në të cilin, në cilësinë e nikoqirit, po merr pjesë edhe kryebashkiaku i Lozanës, Grégoire Junod.
Ai me këtë rast ka hapur në mënyrë zyrtare aktivitetet e “Javës së Kulturës Shqiptare” në Lozanë.
Temë e debatit është jeta e të rinjve shqiptarë dhe të huaj në përgjithësi, në mes të dy kulturave.
Në tryezë marrin pjesë po ashtu edhe panelistë shqiptarë, aktivistë dhe funksionarë politikë e shoqërorë në Lozanë dhe në Kantonin Vaud.
Me këtë rast, kryebashkiaku Junod i ka uruar mirëseardhje komunitetit shqiptar të Lozanës, duke vënë theksin në shkallën e lartë të integrimit të këtij komuniteti në jetën shoqërore, politike e kulturore të qytetit.
Pjesëmarrës në këtë debat është edhe ylli i Kombëtares Shqiptare, futbollisti i njohur Lorik Cana, i cili hapat e parë të futbollit i ka marrë pikërisht në qytetin e Lozanës.
Albinfo.ch është po ashtu pjesë e organizimit të Javës Kulturpre Shqiptare në Lozanë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës