Lajme
Zgjidhet kriza politike në Kosovë
Kadri Veseli është zgjedhur kryeparlamentar, ndërsa lideri i opozitës, Isa Mustafa është propozuar për kryeministër të Kosovës. Nesër pritet të zyrtarizohet qeveria e re
Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është propozuar zyrtarisht si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ai bashkë me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit, do t’i drejtojnë dy institucionet themelore të shtetit kosovar dhe me këtë i japin fund krizës 6 muajshe politike.
Ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Veseli, me shumicë votash u zgjodh kryeparlamentar i vendit, ndërsa në seancën e mbrëmjes e propozim Mustafën për kryeministër. Mirëpo Mustafa nuk arriti të zyrtarizohet si shef i qeverisë, pasi që seanca u shty për nesër, me kërkesë të 10 deputetëve serbë të cilët po kërkojnë më shumë favore në Qeverinë e re.
Mustafa, i cili e ka të sigurt postin e kryeministrit, vjen në qeveri pas një ngërçi politik gjashtëmuajsh, ndërsa pritet të bëhet kryeministri i gjashtë i Kosovës që nga përfundimi i luftës 1999.
Isa Mustafa ish-ministër i Financave në Qeverinë e Bukoshi në ekzil, ka lexuar një ekspoze të qeverisjes së tij, ndërsa ka premtuar zhvillimi ekonomik, mirëqenie sociale, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa tha se shteti i së drejtës është bazë e qeverisjes.
“Qeveria e re do të bashkëpunoj me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e bizneseve. Ne shprehim përkushtimin për të ndërtuar një shtet që lufton korrupsionin dhe të gjitha llojet e ekstremizmit, duke respektuar të drejtat e secilit”, ka thënë Mustaf, duke premtuar po ashtu vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe veçanërisht integrimin evropian.
“Synim parësor i Qeverisë së Republikës së Kosovës është qëtë ndërtojë një qeverisje efektive, kompetente dhe të përgjegjshme, që do të forcojë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë për vitalitetin e Kosovës si shtet i ri dhe i pavarur; të forcojë demokracinë qytetare, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të secilit”, deklaroi ai.
Pas programit të Mustafës në Kuvend, pasoi reagimi i ashpër i opozitës, e cila kryeministrin e ri e cilësuan si dështak, ndërsa koalicionin PDK-LDK, si partneriteti i së keqës.
Haradinaj: PDK-LDK, koalicioni i të keqes
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkimin e Mustafës me Thaçin, e quajti bashkim i të keqes me të keqen, e po ashtu bëri pyetje se sa do të punoj kjo qeveri e re. Sipas tij, të këqijtë ja dinë hallin më mirë njëri – tjetrit. Por Haradinaj, ka thënë se një ditë do t’i vijë fundi kësaj të keqe.
“Sa mirë do të punoj qeveria Mustafa – Thaçi. Sa mirë ka me punuar parlamenti Veseli, sa mirë do të punoj rendi e ligji në Kosovë. Mua më vjen keq, se sa herë që është ardhur mundësia në vend për me ndodh ndryshimi, të këqijtë janë bërë bashkë, i keqi dhe i dobëti”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nga paria “Nisma” i konsideroi dyfytyrësh kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.
Ai, madje i ka quajtur edhe të pandershëm, për shkak të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur.
“Ne nuk na pengon bërja e këtij koalicioni, sepse vet krerët e këtyre partive jo pak herë e kanë quajtur koalicion të pa natyrshëm. Këto dy parti kanë bërën një koalicion të madh për t’i dhënë një qeverisje të mirë këtij vendi, por qeverisja e mirë nuk mund të vijë me njerëz me moral të dyfishtë. Tjetër mendon tjetër thotë, tjetër vepron, kjo është e pandershme”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa më i ashpër në kritikat e tij ka qenë përfaqësuesi i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, i cili Isa Mustafën e quan kumarxhi që luan me vullnetin e popullit dhe elektoratit të LDK-së.
“Kjo qeveri s’ka nevojë as për mbrojtje pompoze e as për kritika, sepse kjo është qeveria e cila e ka sjellë Kosovën në gjendje shumë të keqe. Kjo qeveri asnjë rrugë të vetme nuk e shtroj nëse nuk përkthehej në vota, asnjë shkollë nuk ndërtojë nëse nuk u sigurua se do të kthehej në vota…”, tha Konjufca.
Vetëvendosje: keqpërdoruesit bashkë
Andaj, sipas tij, kryeministri i ardhshëm, njëherësh lideri i LDK-së, përkatësisht i nominuari për kryeministër, iu bashkua njeriut i cili e keqqeverisi vendin për këto vitet e fundit.
“Ky kryeministër e bëri aktin më të ultë publik. Ai erdhi në krye duke e kundërshtuar PDK-në. Ai u tha njerëzve se do t’i jap fund keqqeverisjes kriminale të PDK-së. Ky njeri në asnjë sekondë nuk paska qenë i sinqertë. Si mundi ai ta keqpërdorë votën e qytetarëve dhe ta negociojë me Hashim Thaçin”, tha ndër tjerash Konjufca.
Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ndryshimi i Kosovës nuk mund të ndodhë me PDK-në dhe ata që bëjnë koalicion me këtë parti nuk duan ndryshime.
Kurti tha se sot është dita më e errët e shtetit të Kosovës për shkak se në krye të Kuvendit erdhi njeriu i SHIK-ut dhe në anën tjetër është janë bërë bashkë dy parti që po rrudhën për të qeverisur. “Parulla e PDK-së është familja, prona, shteti. Me PDK në ju LDK nuk mund të bëni koalicion, me PDK-në ju LDK-ja duhet të hyni në familje me ta “, ka thënë ai.
Ndërsa në deklaratën e tij, kryeministri në ikje, Hashim Thaçi i ka quajtur jo të sinqertë partitë që kanë kritikuar koalicionin, të cilin e ka quajtur të natyrshëm.
“PDK dhe LDK kanë orientim të qendrës së djathtë. Dua të potencojë se para se të nënshkruaj me LDK-në, të gjitha partitë më kanë ofruar që të nënshkruaj koalicion, por nuk kam dashur që të bëhet në mënyrë jo transparente. Ata ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite qëndronin në zyrat e PDK-së”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe para se Mustafa e Veseli të propozohen për dy postet kryesore të vendit, ndërmjet LDK-së dhe PDK-së u nënshkruar një marrëveshje e cila gjithashtu ia garanton Hashim Thaçit postin e presidentin në vitin 2016, kur Atifete Jahjagës t’i kaloj mandati.
Ngërçi politik në Kosovë u zgjidh pas 6 muajve. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën me 8 qershor, rrafsh gjashtë muaj më parë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë