Shqipëria
10 qytetet e mrekullueshme të Shqipërisë
Në Shqipëri gjenden shumë qytete të bukura, për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar, shkruan blogerja e njohur neozelandeze, Anita Hendrieka në faqen e saj të internetit anitahendrieka.com
“Është vend relativisht i pazbuluar. Ka shumë për të ofruar duke nisur nga plazhet me rërë deri në një të kaluar komuniste interesante dhe të errët si dhe një lulëzim të gastronomisë. Në këtë shkrim do të gjeni 10 qytetet më të mira të Shqipërisë, të cilat duhet t’i vizitoni”, shkruan Hendrieka, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
TIRANA
Kryeqyteti i pozicionuar në zemër të Shqipërisë, ka evoluar bukur gjatë viteve të fundit. I mbushur plot me kafene të bukura, ngjyra, vepra arti, afreske gjithashtu dhe restorante të mira.
Tirana është qytet shumë aktiv dhe tepër i veçantë krahasuar me qytete të tjera të Evropës. Nëse doni të mësoni më shumë mbi të kaluarën e errët komuniste të Shqipërisë duhet të vizitoni muzetë Bunk Art 1 dhe Bunk Art 2. Të dy këto muze janë të vendosur në bunkerë nëntokësorë që t’iu lejojnë të kuptoni sesi ka qenë komunizmi në Shqipëri. Një tjetër muze që duhet vizituar është ”Shtëpia me gjethe”, ku mund të kuptoni edhe më thellë periudhën komuniste.
Nëse muzetë nuk janë në shijet tuaja, si thoni për klasa gatimi ku të mësoni mbi ushqimin shqiptar? Duke mësuar më tepër mbi ushqimin, mësoni më tepër dhe për mënyrën shqiptare të jetesës.
SARANDA
Qyteti i Sarandës, i pozicionuar në anë të detit, është një ndër të preferuarit e mi (kam jetuar këtu për më shumë se dy vite). Gjatë periudhës së verës, është qyteti më i populluar nga turistët për shkak të plazheve të bukura që ndodhen përreth. Saranda është porta për në Rivierën Shqiptare, ku ndodhen disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.
Për të parë perëndimin fantastik, duhet të vizitoni Kalanë e Lëkurësit. Gjithashtu mos harroni të vizitoni “Maldivet e Shqipërisë”, ishullin e Ksamilit si dhe Butrintin, i shpallur zonë e mbrojtur nga UNESCO. Në dalje të qytetit gjenden disa plazhe të bukura të quajtura plazhi i Pasqyrave dhe plazhi i Manastirit.
DURRËSI
I pozicionuar vetëm 30 kilometra nga kryeqyteti, gjendet qyteti bregdetar i Durrësit, i cili njihet për historinë që daton para 3 000 vitesh. Aty ndodhet dhe amfiteatri i dytë më i madh në Ballkan, me kapacitet prej rreth 15 000 personash.
Durrësi është një qytet-port, gjë që tregon se nuk është qyteti më i bukur në Shqipëri, por historia, plazhet dhe arkitektura e qetë e bëjnë atë një qytet të famshëm ku turistët të ndalojnë.
BERATI
Qyteti i një mbi një dritareve, i gjendur jo larg nga Tirana, është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Ky destinacion është ndër më të dallueshmit në Shqipëri për sa i përket arkitekturës dhe sharmit të Perandorisë Osmane.
Kur vizitoni Beratin sigurohuni të ecni më këmbë ose të ngjiteni me makinë lart në kala për të parë peizazhe fantastike. Gjeni kohën për t’u endur në rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër dhe të shkoni për degustim në ndonjë nga punishtet e verërave. ”Çobo” është e preferuara ime.
VLORA
Vlora është një tjetër qytet bregdetar si Saranda dhe është porta tjetër për në rivierën shqiptare. Ky qytet është shumë më i madh se Saranda dhe ka plazhe të bukura për të vizituar. Plazhi i Radhimës është zgjedhje e mirë!
Vlora është qytet i rëndësishëm për Shqipërinë pasi aty u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane.
Vizita në ishullin e Sazanit do të ishte një tjetër aktivitet i këndshëm. Ky ishull ka shërbyer si bazë ushtarake dhe shtëpi për ushtarët si dhe familjet e tyre, por pas rënies së komunizmit, ishulli u braktis. Kohët e fundit, është lejuar që një pjesë e tij të vizitohet nga turistët.
KORÇA
Korça është një qytet i veçantë dhe i famshëm për prodhimin e birrës. Birra “Korça” është ndër birrat më të mira në treg. Për më tepër, në Korçë, pak para pashkëve ortodokse, mbahet festivali më i madh i birrës.
Qyteti është tepër tradicional dhe shumë turistë sapo kanë filluar ta zbulojnë.
SHKODRA
Shkodra nuk ngjason me asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Arkitektura është shumë e ndryshme nga të tjerat. E pozicionuar në veri, Shkodra është një vend i famshëm për të eksploruar Alpet e Shqipërisë.
Nëse qëndroni në Shkodër, sigurohuni të vizitoni kalanë e Rozafës dhe të mësoni legjendën e gruas së murosur. Nëse ju pëlqejnë aktivitetet në natyrë, bëni një udhëtim në Theth dhe një shëtitje deri në Valbonë. Është udhëtimi më i bukur për të vizituar natyrën e pafundme të Shqipërisë.
KRUJA
Qyteti historik i Krujës, ose i njohur si qyteti i Skënderbeut, është ndër ndalesat e mia të preferuara në Shqipëri. Skënderbeu është heroi i Shqipërisë, i cili ndihmoi vendin të luftojë ndaj Perandorisë Osmane dhe të rimerrte kontrollin. Brenda kështjellës së Krujës gjendet një muze dedikuar Skënderbeut ku mund të mësoni më shumë mbi historinë e këtij qyteti malor.
Në Krujë ndodhet pazari më i madh që kam parë në Shqipëri. Është më i vjetri që daton në shekullin XIV. Aty mund të gjeni objekte të çmuara, qofshin këto të reja ose të vjetra.
GJIROKASTRA
Gjirokastra është një ndër qytetet e vogla të Shqipërisë, por pjesa e vjetër e qytetit duhet vizituar patjetër. Për shkak të historisë dhe bukurisë, ky qytet mbrohet nga UNESCO. Ju rekomandoj të paguani pak më shumë e të vizitoni Muzeun e Armëve dhe burgun e vjetër. Kjo vizitë do j’u sigurojë informacion më të thellë për sa i përket historisë.
Gjirokastra është vetëm një orë larg qytetit të Sarandës duke mundësuar kështu një udhëtim të bukur ditor ose qëndrim për një natë.
LEZHA
Lezha nuk është zgjedhja e parë për turistët, por duhet të jetë sepse po fillon të bëhet destinacion turistik dhe një ndër qytetet më të mira të Shqipërisë.
Kështjella e Lezhës, e pozicionuar mbi kodër, ofron disa nga pamjet më të bukura të qytetit. Brenda në qytet mund të vizitoni varrin e Skënderbeut. Nëse dëshironi të qetësoheni nën diell, plazhi me rërë i Shëngjinit gjendet vetëm 8 kilometra nga qendra. Për persona aventurierë, aty pranë ndodhen edhe duna rëre.
Adhuruesit e ushqimit mund të mësojnë më shumë mbi zhvillimin e ushqimit në Shqipëri. Ushqimi shqiptar po bëhet shumë i njohur sepse përbërësit janë biologjikë, të freskët e të thjeshtë, por të shijshëm. ”Mrizi i Zanave” është një restorant që duhet vizituar. Është dukshëm një ndër më të mirët në vend dhe është reklamuar në shumë programe televizive, përshirë atë të shefit të famshëm britanik, Rick Stein”, përfundon blogerja e njohur neozelandeze, Anita Hendrieka në faqen e saj të internetit anitahendrieka.com.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse