Zhvillim
ADA austriake, 900 vende pune në bujqësinë kosovare
Geositz, shef i Zyrës së ADA-s në Prishtinë: "Ne kemi kontribuuar në krijimin e rreth 900 vendeve të punës. Kjo është realizuar përmes ngritjes së kopshteve më cilësore me xhama dhe zgjerimit të kultivimit të bagëtisë"
Christian Geositz udhëheqës i Zyrës Austriake të Ndihmës për Zhvillim në Prishtinë gjegjësisht agjencisë ADA (Austrian Development Agency), për portalin salzburg.com thotë se kjo agjenci deri më tash ka hapur 900 vende pune në Kosovë.
“Të ardhurat mesatare në Kosovë janë në mes 250 dhe 300 euro ndërsa çmimet e artikujve ushqimorë afërsisht sikur në Austri. Shkalla e papunësisë sillet në mes 30 dhe 40%. Geositz në Kosovë punon nga viti 2009 dhe detyrë kryesore e zyrës që udhëheq ai është të ndikojë në gjallërimin e ekonomisë vendore. Kjo bëhet duke filluar nga projektet në bujqësi e deri te ato për lokacionet e biznesit.
Geositz thotë se “ADA financon projekte, krijon lidhje dhe është në kontakt të ngushtë me politikën e këtushme”. Por agjencia kontribuon edhe në zhvillimin e cilësisë së universiteteve kosovare.
Në përgjithësi ADA investon në Kosovë mesatarisht nga 2.5 milionë euro në vit dhe është e pranishme para së gjithash në bujqësi. Suksesi i fundit i Geositz-it, shkruan salzburg.com duke e cituar atë: “Ne kemi kontribuuar në krijimin e rreth 900 vendeve të punës”. Kjo është realizuar përmes ngritjes së kopshteve më cilësore me xhama dhe zhvillimit të kultivimit të bagëtive.
Ai është krenar edhe me faktin se përmes njërit nga projektet e tij në Kosovë janë prodhuar vezët e para bio.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin