Jeta në Zvicër
50 ministra të jashtëm në Konferencën Ministrore të OSBE-së
Në fokus të ditës së parë të konferencës së sivjetme është situata në Ukrainë ndërsa të ditës së dytë luftimi i terrorizmit ndërkombëtar
Me ftesën e Zvicrës ne cilësinë e kryesueses së OSBE-së, më 4 dhe 5 dhjetor në Bazel mbahet konferenca vjetore e këshillit ministror të OSBE-së.
Në fokus të ditës së parë të konferencës së sivjetme që mbahet në nivel ministrash të jashtëm është situata në Ukrainë ndërsa të ditës së dytë luftimi i terrorizmit ndërkombëtar.
Para hapjes së konferencës, më 3 dhjetor mblidhet Forumi organizatave të Shoqërisë Civile. Ata do t`i dorëzojnë kryesuesit, Didier Burkhalter një deklaratë përkatëse për të drejtat e njeriut, tolerancën, dhe mosdiskriminimin.
Situata në Ukrainë do të jetë në fokus edhe të takimit paraprijës më 3 dhjetor me ministrat e jashtëm të pranishëm.
Në Bazel priten mbi 70 delegacione të shteteve anëtare të OSBE-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Këshilli ministror i OSBE-së i përcakton detyrat e kësaj organizate. 50 nga delegacionet do të udhëhiqen nga ministrat e jashtëm të vendeve përkatëse, thuhet në një komunikatë të Departamentit të Jashtëm të Qeverisë së Zvicrës.
Ministri i jashtëm njëherësh president i federatës, Didier Burkhalter ka qenë, në emër të Zvicrës, gjatë një viti kryeues i OSBE-së.
Nga 1 janari 2015 Zvicrën në kreun e OSBE-së do ta zëvendësojë Serbia.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?