Lajme

Protestat në Hong Kong detyrojnë kryetaren të largohet nga qyteti

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit të dielën. Në anën tjetër, qeveria njoftoi se kryetarja e qytetit, Carrie lam, do të largohet nga ky vend më 1 tetor, kur shënohet përvjetori i pavarësisë së Kinës.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në distriktin tregtar erdhën pas një nate të dhunshme dhe protestave të vazhdueshme që filluan muaj më parë në qytetin e kontrolluar nga Kina.

Disa dyqane u mbyllën para fillimit të protestës, ndërsa shërbimi i metros gjithashtu njoftoi se do t’i pakësojë linjat e trenave.

Protestuesit brohorisnin thirrje kundër Kinës dhe bënë thirrje për plotësimin e pesë kërkesave të tyre dhe asnjë më pak, përfshirë tërheqjen e të gjitha akuzave për kolegët e tyre të arrestuar.

Ata u përballen me rreth 200 përkrahës të Kinës, të cilët e kënduan himnin kinez dhe brohorisnin “Unë e dua Kinën”.

Njëra nga përkrahëset tha: “Nëse qeveria merr masa të dhunshme, nuk do të ankohem. Kemi duruar mjaft. Mendoj se kam probleme emocionale për shkak të protestave, nuk ndihem e sigurt të dal jashtë”, shkruan “Reuters”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch