Financa
Gjermanët, të fiksuar pas kursimeve
Ekonomitë familjare mbajnë 2.4 trilionë euro në depozitat bankare, shifër që kalon atë të Francës dhe Italisë, së bashku
“Na shpëtoni kursimet, zonja Merkel”, shkruante e përditshmja gjermane “Bild” në muajin gusht. Artikujt që fajësojnë Bankën Qendrore Evropiane për normat e ulëta të interesit dhe ato që kërkojnë mbrojtje të bankave ndaj interesat negative, janë shtuar ndjeshëm së fundmi.
“Die Welt” shkruante në korrik se stimujt e Bankës Qendrore Evropiane po sjellin “konfiskimin” e kursimeve të gjermanëve.
Qasja e ashpër e gjermanëve ndaj normave të ulëta të interesit nuk është diçka e re. Vlera e kursimit është rrënjosur thellë në psikikën e vendit dhe daton që nga shekulli i 16-të.
Ekonomitë familjare mbajnë 2.4 trilionë euro në depozitat bankare, shifër që kalon atë të Francës dhe Italisë, së bashku.
Vitin e kaluar gjermanët vendosën mënjanë 10% të të ardhurave të disponueshme, që është dy herë më e madhe se norma e kursimeve në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Scan.
Ndërkohë që tregjet presin një ulje tjetër të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, irritimi i gjermanëve po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Politikanët ndajnë të njëjtën qasje me popullin gjerman. Në muajin gusht, Markus Söder, lideri i Unionit Kristian Social (CSU), tha se partia e tij do të propozojë një ligj që ndalon normat negative të interesit ndaj depozitave retail prej më pak se 100,000 euro, përcjell albinfo.ch.
Olaf Scholz, ministër i Financave, u ka kërkuar zyrtarëve që të shohin nëse kjo gjë mund të aplikohet. Banka Qendrore Evropiane dhe kritikët gjermanë janë përplasur edhe më parë.
Një padi, që pohon se programi i lehtësimit sasior (QE) i Bankës Qendrore Evropiane ka tejkaluar mandatin ligjor të institucionit po shkon drejt Gjykatës Kushtetuese gjermane. Megjithatë, është e pazakontë që Ministra e Financave të “përzihet” me politikat monetare. Kjo është bërë më e dukshme ndërkohë që ekonomia gjermane po i afrohet recesionit.
Zgjedhjet rajonale po afrojnë dhe mbrojtja e kursimtarëve po merr më shumë rëndësi. Megjithatë, pavarësisht zhurmave, normat negative të interesit për depozituesit retail duken ende të largëta. Norma e interesit për depozitat e Bankës Qendrore Evropiane qëndron në -0.4%, çka nënkupton se në vend që të paguajë interes për rezervat e tepërta të bankave dytësore, institucioni i ngarkon atyre një tarifë për t’i vendosur paratë. Disa banka, e kanë kaluar këtë kosto shtesë nga normat negative të interesit te klientët korporata dhe një pjesë shumë e vogël e ka bërë këtë edhe ndaj klientët e pasur retail, të cilët nuk janë dakord që t’i heqin paratë pavarësisht se po i zvogëlohen.
Megjithatë, Vitor Constancio, ish zv/presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, ka thënë për “Der Spiegel” se dyshon që bankat kanë ofruar norma negative të interesit për depozituesit e zakonshëm retail. Kjo vjen për shkak se klientët e vegjël janë rreziku më i madh i “arratisjes” drejt bankave. Vetë bankat janë kundër normave negative të interesit, pasi i redukton sasinë e parave që fitojnë nga interesi. Shoqata e Bankave Gjermane (BDB) bëri të ditur se huadhënësit gjermanë kanë paguar 2.3 miliardë euro drejt Bankës Qendrore Evropiane vitin e kaluar, shifër ekuivalente me thuajse 10% të fitimeve për vitin 2017. Megjithatë, grupi kryesor i lobimit për sektorin financiar gjerman, është gjithashtu kundër perspektivës që Qeveria të caktojë një dysheme te normat e interesit për klientët retail.
Sipas Shoqatës së Bankave Gjermane, kjo mund të kufizojë hapësirën e bankës për manovrim dhe të shkaktojë ndërprerje financiare. Banka Qendrore Evropiane po konsideron mënyra të tjera për të zbutur tkurrjen e marzhit të interesave të bankave, si përjashtimin e disa rezervave nga interesat negative. Kjo përplasje tregon se Banka Qendrore Evropiane duhet të jetë në dijeni të kostove për uljen e interesave mëtej. Rreziku është se depozituesit mund të preferojnë t’i vendosin paratë poshtë jastëkut se sa në bankë. Megjithatë, Banka Qendrore Evropiane, me të drejtë, mund të ndihet e “lodhur” nga qëndrimi i politikanëve gjermanë. Vitor Constancio tha se zanafilla e normave të ulëta të iteresit në Eurozonë është kursimi i madh që po tejkalon shpenzimet. Fiksimi i gjermanëve me kursimin është pjesërisht faktor.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta Ambasadorja Véronique Hulmann iu bashkua Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe Drejtorit Rajonal...
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë