Lajme
Qeveria zvicerane planifikon të hapë tregun e energjisë elektrike
Qeveria zvicerane po zbaton planet e saj për të liberalizuar plotësisht tregun e brendshëm të energjisë elektrike
Ajo ka detyruar ministren e Energjisë, Simonetta Sommaruga, të dalë me masat e nevojshme shoqëruese dhe të marrë në konsideratë si duhet të ndryshohet ligji i energjisë. Kjo do të paraqitet në katër muajt e parë të vitit 2020, përcjell albinfo.ch.
Sipas propozimit, të gjithë në Zvicër do të kishin të drejtë të zgjedhin energjinë e tyre furnizuese në mënyrë të lirë. Që nga viti 2009, konsumatorët e mëdhenj të energjisë kanë qenë në gjendje të zgjedhin furnizuesin e tyre, por jo ndërmarrjet më të vogla ose familjet.
Kjo ishte menduar të kishte ndodhur në një fazë të dytë, por qeveria zvicerane e vonoi atë në 2016 pas kritikave. Tani shpresohet se një përpjekje e dytë do të jetë e suksesshme, pasi të ketë parashtruar planet e saj të fundit për konsultim midis palëve të interesuara.
Në një deklaratë në mediat zvicerane, qeveria tha se shumica e atyre që u konsultuan dëshiruan të hapet tregu. Por, kishte edhe thirrje për masa shoqëruese për të garantuar furnizimin dhe për të siguruar që kompanitë zvicerane të mos ishin në disavantazh.
Kritika kishte ardhur nga e majta politike dhe Swisscleantech që nuk kishte masa për të siguruar që strategjia energjetike e qeverisë të arrihej, përcjell albinfo.ch.
Prandaj, departamenti i Sommaruga-s do të përgatisë një paketë masash shoqëruese që arrijnë në shumën prej 215 milionë CHF në vit. Kjo do të përfshijë inkurajimin e përdorimit të energjisë së brendshme të gjelbër.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?