Uncategorized

Lozanë: Protestuesit e klimës marshuan përsëri

Rreth 3.500 njerëz protestuan në qytetin perëndimor të Zvicrës

 

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Lozanës të premten, duke kërkuar veprime urgjente për të zvogëluar emetimet e gazit serë.

Rreth 3.500 njerëz protestuan në qytetin perëndimor të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane “Swissinfo.ch”.

Vlen të theksohet se njëri prej protestuesve ishte edhe kimisti zviceran Jacques Dubochet, fituesi i çmimit Nobel për Kimi 2017, i cili mbante një flamur “Gjyshërit për klimën”.

Për dallim nga grevat e mëparshme në Lozanë, që u zhvilluan në qendër të qytetit, demonstruesit marshuan pranë liqenit. Policia ndërhyri për të parandaluar një grup të bllokonte trafikun.

Protesta e djeshme ishte më e vogël se protesta e klimës në mars, kur morën pjesë 10,000 njerëz.

Kujtojmë se në javën e kaluar rreth 2.000 njerëz morën pjesë në demonstratat klimatike në qytetet zvicerane të Bazelit, St Gallenit dhe Lozanëve, duke bërë thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës, përcjell albinfo.ch.