Kosova
Prishtinë: Kjo kompani ajrore nuk do të operojë sot dhe nesër
“Adria Airways“ nuk do të operojë as më 26 dhe 27 shtator
Përmes një komunikate për media, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se kompania ajrore “Adria Ariways” nuk do të operojë në dy ditët e ardhshme.
Kompania ajrore u ka kërkuar falje udhëtarëve të saj dhe ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat.
Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë nga AACK:
Kompania ajrore “Adria Airways“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së enjte, 26 shtator dhe të premten, 27 shtator 2019.
Duke iu kërkuar falje udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Adria Airëays“ ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi dhe Ermonela Jaho në mesin e 10-të sopranove më të mira Sopranot më të mira që kanë bërë bujë në shfaqjet e tyre me profesionalizem...
-
Gjermani: Njoftim i rëndësishëm për votuesit nga diaspora
-
Vota e diasporës a do të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit?
-
Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin
-
Hapet edhe një pikë tjetër e shkollës shqipe në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është ndër liderët globalë në përgatitjen e ‘Future Skills’ Zvicra njihet si një nga performuesit më të mirë në botë në indeksin e parë të...
-
Zvicër: Epidemia e gripit po vazhdon – simptomat zgjasin më gjatë
-
Këshilli Federal dëshiron që gratë zvicerane të mësojnë më shumë për ushtrinë
-
Zvicra synon të parandalojë imigracionin e paligjshëm
-
A paguhen mirë mësuesit e shkollave në Zvicër?