Gjuha
Trajnimet e mësimdhënësve synojnë ngritjen cilësore të mësimit plotësues
Si qëllim të parë seminari kishte zhvillimin e kompetencës profesionale të mësuesve, përdorimin e teksteve të reja në praktikë, etj.
Seminari I për mësuesit me mësim plotësues u zhvillua më 15 dhe 16 nëntor 2014, në sallën qendrore, godina (Cercle ouvrier lausannois) në Llaozanë. Seminari me karakter trajnues profesional u zhvillua nën kujdesin e LAPSH-it në Zvicër. Si qëllim të parë ai kishte zhvillimin e mëtejshëm të kompetencës profesionale të mësuesve, përdorimi i teksteve të reja në praktikë, rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies.
Stafi i mësuesve organizator të seminarit ishin vet mësuesit: Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, bashkë autorë të fletoreve tematike, si dhe Isni Idrizi kryetar Këshillit Kantonal LAPSH- në Llozanë.
Në ketë seminar të rëndësishëm morën pjesë të gjithë mësimdhënësit/et e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicrën frëngjisht folëse si nga Gjeneva, Llozana e Jura. Munguan mësues/e të shkollës shqipe të Neoshatelit.
Në ditën e parë të seminarit u trajtuan këto tema:1). Kompetencat profesionale të mësimdhënësit. 2) Elementet e planifikimit të mësimit nga N. Maloku. Planifikimi i mësimdhënies, nxënies me fletore tematike, nga N. Mehmetaj. Përdorimi i mjeteve audio -vizuale në mësimin plotësues, nga I. Idrizi. Ato kanë vlera sepse lidheshin me punën praktike të mësuesve.
Ndërsa në ditën e dytë u shtjelluan tema po ashtu të rëndësishme: 1). Format e mësimit, format e zgjeruara të mësimit dhe të mësuarit. 2). Përkrahja e të shkruarit në mësimin plotësues – ushtrime praktike, N. Maloku. Menaxhimi i klasës me grupmosha të ndryshme në mësimin plotësues nga N. Mehmetaj.
Kjo veprimtari u përshëndet nga tërë mësimdhënësit dhe u vlerësua si ndër projektet më frytdhënëse për zhvillimin e arsimit shqip dhe të kulturës shqiptare. Në të morën pjesë 18 mësuese dhe mësues. Ata/ato shprehen mendimin personal për rëndësinë e mbajtjes së seminarit.
Burbuqe Ahmetaj mësuese në Rolle shprehet: Seminari ishte një kontribut konkret në mësimin plotësues.
Lumnije Emine, mësuese (Gjenevë): Seminari thelloi më tej ndër komunikimin dhe bashkëpunimin profesional ndërmjet mësuesve në Zvicër.
Albana Thaçi .. Ishte një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, posaçërisht temat shumë të qëlluara për të mbështetur një mësimdhënie, nxënie sa më cilësore.
Ishte vendi ku të gjithë mësimdhënësit që zhvillojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe të ndajnë mes tyre përvojat interesante, përkushtimin dhe frytet që kanë korrur nga puna me fëmijët shqiptarë që duan të mësojnë si shkruhet e lexohet në gjuhën e nënës. Përmirësimi i cilësisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe mbetet kryefjala e çdo takimi.
Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha