Lajme
Përse u desh të humbte jetën në Rajnë 25-vjeçari nga Tetova?
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, por ajo që dihet është se barka prej gome në të cilën ishte ai kur humbi jetën, kishte goditur shtyllën orientuese në mes të lumit (Wiffe 53)

Më 15 shtator në lumin Rajna, në pjesën që kalon nëpër fshatin Hemishofen të Kantonit Schaffhausen ka humbur jetën një i ri shqiptar. I ndjeri (B.B) ishte 25-vjeçar nga Tearca e Tetovës. Ai ishte një futbollist i pasionuar dhe luante për ekipin e parë të FC Steckborn, shkruan shn.ch.
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, por ajo që dihet është se barka prej gome në të cilën ishte ai kur humbi jetën, kishte goditur shtyllën orientuese në mes të lumit (Wiffe 53). Nga kjo përplasje ai dhe një grua 29- vjeçare që e drejtonte barkën, janë katapultuar në lumë, transmeton albinfo.ch.
29 vjeçarja kishte shpëtuar pasi që duke u mbajtur në barkën e përmbysur, kishte arritur të dilte në breg të lumit. Ndërsa shoqëruesi i saj pas një aksioni intensiv të kërkimit ishte gjetur, nxjerrë nga uji dhe ishte rianimuar. Por, pasi që ishte transportuar me helikopter në një spital, ai kishte vdekur.
Ndërsa, siç shkruan gazeta Blick, B. B., ka qenë po ashtu një notar i mirë. Gazeta ka zhvilluar një bisedüë me trajnerin e ekipit në të cilin ka luajtur i ndjeri. Sipas tij, 25-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të mirë të klubit dhe ka qenë po ashtu shumë i përgatitur fizikisht.
Por, siç ka sqaruar një përfaqësues i policisë, në vendet rreth shtyllave orientuese të lumit zakonisht krijohen vorbulla të fuqishme, të cilat mund të marrin në thellësi të ujit jo vetëm njerëzit, por edhe barkat.
Kufoma e të ndjerit i është dorëzuar familjes nga sektori i mjekësisë ligjore të martën që shkoi, përcjell albinfo.ch. Po atë ditë është zhvilluar një ceremoni mortore në një xhami të Frauenfeldit, ndërsa të nesërmen ai është varrosur në fshatin Tearcë të komunës së Tetovës, në Maqedoninë e Veriut.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
Jeta në Zvicër
-
Ari arrin çmim rekord, Zvicra përfiton nga kërkesa e lartë Çmimi i arit ka arritur një rekord historik, duke u ngjitur në 3,000 dollarë për ons,...
-
Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet
-
1500 produkte nën 2 CHF në shumë degë, ky është premtimi
-
Rritja e anti-semitizmit në Zvicër: Studentëve u kërkohet të vizitojnë një kamp përqendrimi
-
Origjina e drurit: Shumë dyqane në Zvicër nuk i ndjekin rregullat