Lajme
Kjo është ngritja më e vogël e çmimeve të sigurimit shëndetësor prej 20 vjetësh
Vetëm 0.2% më shtrenjt do ta paguajnë zviceranët sigurimin shëndetësor në vitin 2020. Në dhjetë kantone do të ketë madje edhe ulje të çmimit
Premitë e sigurimit shëndetësor në Zvicër, në vitin 2020 do të kenë një ngritje të vogël: vetëm 0.2%. Kjo është ngritja më e vogël e shënuar po u krahasua me një periudhë të gjatë të ngritjeve në vazhdimësi, shkruajnë mediat zvicerane.
Të kujtojmë: Nga viti 1996, ngritja e çmimit të sigurimit shëndetësor për çdo vit ka qenë mesatarisht nga 3.8%.
Sipas Këshillit Federal, rritja e vazhdueshme e kostos së shëndetësisë po ndodh për shkak të rritjes së moshës mesatare të banorëve të vendit në njërën anë dhe për shkak të përparimit të teknikës mjekësore, në anën tjetër.
Kur jemi te ngritja e vogël e çmimeve të sigurimit shëndetësor për sivjet, si zakonisht, edhe kësaj here ka ndryshime në mes të kantoneve, transmeton albinfo.ch. Kështu, në dhjetë kantone në vitin që vjen do të ketë madje edhe ulje të çmimit të premive në fjalë.
Bëhet fjalë për kantonet në vijim: Aargau, Bernë, Baselstadt, Lucern, Schaffhausen, Solothurn, Schwyz, Zug dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch. Në këtë mes duket se më së miri do të kalojnë qytetarët e Kantonit të Lucernit, ku zbritja e çmimit të premisë shëndetësore do të jetë 1.5%.
Nga ana tjetër, të siguruarit në kantonet Appenzell Ausserhoden, Graubünden, Neuchatel, Tiçino dhe Valis, në vitin 2020 do të paguajnë së paku 1.5% më shumë se në vitun 2019. Shtrenjtimin më të madh do ta ketë Kantoni Neuchatel, me 2.9%, transmeton albinfo.ch.
Në kantonet tjera, të papërmendura në këtë listë, do të ketë rritje të çmimeve nga 0 deri 1.5%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra