Shqipëria
Gazetarja po raportonte LIVE, shembet tavani i fakultetit në Tiranë
Një pjesë e ndërtesës së Fakultetit të Gjeologji Minierave në Tiranë u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit para tre ditëve
Reshjet e dendura të shiut kanë depërtuar duke përmbytur edhe Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, që pak ditë më parë u godit nga tërmeti që solli shembjen e një pjese të ndërtesës.
Në momentin që gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku, po raportonte Live nga Fakulteti i Gjeologji Minierave, pak centimetra më tej u shkëput një pjesë e tavanit të katit të parë, duke rënë, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime.
‘O Zot, Zot i madh….kjo ishte e tmerrshme, po të isha unë aty?!‘ ishin fjalët e gazetares, që fatmirësisht nuk pësoi lëndime.
Më shumë dëmtime ka pësuar kati i tretë, pasi është çarë suvaja dhe ka rënë tavani, por edhe dy të tjerë duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik.
Dekani Vasil Jorgji në një prononcim për Report Tv u shpreh se shiu ka dëmtuar jo vetëm ambientet, por edhe laboratorët.
“Kjo është një situata katastrofike. Ne kemi qenë me shumë fat, që qëlloi ditë e shtunë dhe nuk patëm punonjës dhe studentë, pasi do të kishte shumë viktima (për rastin e tërmetit). Kjo që ndodhi tani që çfarë ra jashtë, ra brenda, do të fillojë menjëherë rikonstruksionin e godinës. Unë pres që të vijë grupi i ekspertëve.
Kjo ishte pasojë e rrëzimit të kornizës së çatisë që mori edhe letrën serë për izolimin e çatisë. Ka bërë dëme të mëdha në auditorë dhe laboratorë, sidomos i mikroskopëve, por shyqyr që arriti përgjegjësi i laboratorit që i largoi. Godina nuk mund të kthehet më në gjendje e mëparshme. Në godinën tjetër të re, ku ka qenë Shkolla e Magjistraturës, mund të bëhet mësim me turne”, tha ai.
Kujtojmë që një pjesë e ndërtesës së Fakultetit të Gjeologji Minierave në Tiranë u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit para tre ditëve.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra