Kosova
Osmani: Kur them kurrë me PDK’në, do të mbetet kurrë
Ajo ka shtuar se ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra
Duke i komentuar akuzat e disa oponentëve politikë se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë”.
“Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës, për një gjë. Kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i Prishtinës dhe gjithë Kosovës e dinë që kjo është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani, gjatë një takimi me qytetarët e Degës së II-të të LDK-së në Prishtinë percjell Albinfo.ch.
Ajo ka shtuar se ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra, e shpifje të tilla, ata janë të njëjtit që nga studiot televizive po thonë se po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së do t’ju bashkohen atyre për ta krijuar Qeverinë.
“Ata vetë i kanë sytë kah PDK-ja, e LDK-ja kurrë nuk do t’i ketë sytë kah ata”, është shprehur e bindur Osmani.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë