Të tjera
Nuk e humbi jetën boksieri Jezus Velichkov, ishte një tjetër
Boksieri që humbi jetën në Shkodër pas duelit me shqiptarin ishte dublant, zbardhen detajet e forta
Boksieri bullgar, i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar nuk ishte Jezus Velichkov, por Boris Stancov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumente të falsifikuara.
22-vjeçari humbi jetën thuajse pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa pasur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stancov të garojë me dokumente false të një kushëriri të tij boksier profesionist. I pyetur nga mediat bullgare vetë Velickov, i cili u njoftua se humbi jetën në momentin e parë, ka theksuar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem pasi trajneri e dinte këtë gjë”.
Ajo që është dhe më e çuditshme është fakti që të dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumenta kryesore një licencë prej boksieri profesionist, duhet të ketë autorizim dhe duhet që të ketë lejen e federatës dhe kartelën mjekësore. Nuk dihet nëse të gjitha këto dokumente kanë qenë dhe në rregull apo të falsifikuara që janë paraqitur ndaj organizatorëve të cilët më pas e lejuan të marrë pjesë në këtë aktivitet.
“Gjithçka për identitetin e rremë duket se është zbuluar nga ky status në Facebook i Jezus Velickov, ku i drejtohet me një mesazh prekës kushëririt të tij që humbi jetën: “Pusho në paqe kampion, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.
Ndërkohë Bordi drejtues i Unionit të Boksit Profesionist Bullgar ka filluar një mbledhje disaorëshe pasditen e së hënës për të zbardhur më tepër ngjarjen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha