Lajme
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj serbit Mitiç
Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Bernardin Jakaj ka korrur fitoren e radhës në boksin profesionist
Në një sallë të Vjenës, të mbushur me shqiptarë, boksieri shqiptar nga Austria, Bernardin Jakaj, gjunjëzoi në ring rivalin e tij serb, Slovoljub Mitiç.
Djaloshi shqiptar fitoi me „KO“ në rundin e dytë. Kjo është fitorja e 8-të me radhë për boksierin Jakaj, në karrierën e tij si profesionist.
Që nga fillimi, Bernardini dominoi ndeshjen dhe ishte më i përgatitur për fitore. Atij i mjaftuan vetëm dy runde për ta hedhur tri herë në dysheme rivalin serb.
Goditjet e forta të Bernardinit ishin vendimtare në këtë ndeshje, në të cilën nuk i dha asnjë shans rivalit të tij.
Pas fitores, Bernardini i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe atë austriak, falënderoj të gjithë bashkëkombësit e tij për mbështetje të vazhdueshme në karrierën e tij profesioniste, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur