Lajme
Në Bavari fillon mësimi plotësues në Gjuhën Shqipe
Takimi dhe vendimi i kryesisë së LAPSH-it në Bavari

Kryesia e LAPSH-it në Bavari, nxori një vendim të përbashkët, për fillimin e vitit shkollor 2019/20, që Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari fillon me 25 shtator 2019.
Nga ky takim doli si e domosdoshme dhe obliguese mbajtja e mbledhjes së përbashkët me të gjithë mësimdhënësit/et, që vijojnë mësimin plotësues në Landin e Bavarisë. Në bazët të këtij vendimi, të lëshuar nga kryesia e LAPSH-it, të gjithë mësimdhënësit/et janë të obliguar të jenë të pranishëm/me në mbledhjen e parë të këtij viti, 2019/20, e cila do të mbahet më 21.09.2019, në ora 12:00, në adresë: Goethestr. 53, 80336 München.
Të ftuar në këtë takim janë edhe dy konsullatat shqiptare në Mynih, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, që së bashku të jemi më afër nxënësit, prindit-mërgimtarë shqiptarë, thonë përfaqësuesit e kryesisë së LAPSH-it në Bavari.
Kryesia e LAPSH-së, në përputhje me rregullat programore e Korreukulare, thekësojnë se jemi të përgatitur për fillimin e vitit shkollorë dhe, pas një diskutimi të gjerë dhe angazhimit të saj nxori këtë rend të ditës, për datën 21.09.2019:
- Raporti i punën së LAPSH-së
- Fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020
- Pajisja me Ditarë të rinj, planprogramin mësimor, me fletoret e punës dhe me librat shkollore, të furnizuar nga Institucionet tona përkatëse.
- Të ndryshme (të arriturat e deritanishme si dhe synimet në të ardhmen etj).
Për fund kryesia e LAPSH-it mori vendim që ftesa të publikohet në faqen e saj, po ashtu me përgjegjësi kërkon nga mësimdhënësit/et me vete t’i sjellin ditarët e vjetër, listën e numrit të nxënësve, si dhe listën e plotësuar, për librat që i duhen mësimdhënësit/es për t’ua shpërnda atyre nxënësve që fillojnë vitin shkollorë, apo të atyre nxënësve që kalojnë nga cikli paraprak në ciklin tjetër.
Kryesia e LAPSH-së shpreh falënderime për të gjithë ata që po kontribuojnë në mbajtjen e procesit mësimor, njëkohësisht shprehë falënderime të veçanta për mësimdhënësit/et, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe të gjitha shoqatat, që janë vë në interes të shkollës shqipe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?