Integrimi
Kosovari “blen” banesat e 2.3 milionë eurove pa dhënë asnjë cent!
Ai kishte arritur ta bindte shitësin se në një bankë të Zvicrës e kishte një pasuri të trashëguar prej 27 milionë eurosh
Një shtetas i Kosovës, 62 vjeçar, ka “blerë” gjashtë banesa pa dhënë fare të holla për to. Banesat së bashku kushtonin rreth 2 milionë euro ndërsa njerën prej tyre ai e ka shitur, duke e lënë “me gishta në gojë” familjen e cila i kishte besuar dhe ia kishte blerë atë.
Në nëntorin e vitit të kaluar ai kishte blerë nga një ndërmarrje e banesave katër banesa që gjendeshin ende në ndërtim në Flachgau dhe dy të tjera tashmë të ndërtuara, në Salzburg. Edhe pse të gjitha së bashku kushtonin 2.3 milionë eur, ai nuk kishte dhënë kurrfarë garancie bankare. Por ai kishte arritur ta bindte shitësin se në një bankë të Zvicrës e kishte një pasuri të trashëguar prej 27 milionë eurosh. Siç konfirmon një zëdhënës i policisë, kosovari kishte nënshrkuar kontratën e blerjes së bashku me shitësin dhe e kishin vërtetuar atë te një notar.
Së shpejti ai ia kishte shitur njërën banesë me 105 metra katrorë një familjeje për 174.000 euro. Ai madje i kishte sugjeruar blerësit që të mos e vërtetonte te notari, në mënyrë që të kursente të hollat që do t`ia kërkonte. Çifti që e kishte blerë banesën i kishte paguar 54.000 euro. Vetë “shitësi” ndërkohë ishte vendosur të banonte në njërën nga banesat , deri sa ishte arrestuar.
Dyshimi i kishte lindur ndërmarrjes së shitjes së banesave kur deri në muajin tetor nuk kishte marrë asnjë cent nga kosovari prej çmimit të banesave të shitura. Ndërkohë hetimet tregojnë se “shitësi” nuk ka pasur fare pasuri të trashëguar por për më tepër ishte i mbuluar nga borgjet.
Përfaqësuesi i ndërmarrjes është dëmtuar me 80 mijë euro që i kishte paguar në emër të lidhjes së kontratave ndërsa familja që e ka blerë njërën banesë ka mbetur pa asgjë. Kosovari tashmë është arrestuar dhe ndaj tij po zhvillohen hetimet nga prokuroria në Salzburg
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme