Lajme
Kirurgu i shquar shqiptar ftohet edhe në Kinë
Kirurgu i njohur i zemrës, shqiptari nga Tetova prof. dr. Omer Xhemali, tashmë me epitetin 100 kokat më të mençura të botës, realizoi operacion te komplikuar me sukses në Kinë.
Ekspertiza e kardiologut prof. dr. Xhemalit bëri që të kërkohet intervenimi i tij deri në Kinë, ku mjekë të shumtë kinezë qëndruan në sallë përderisa ai kryente operimin. Për më tepër, gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Dr. Xhemali ligjëroi përpara mjekëve kinezë mbi temën e Kardiokirurgjisë.
Vlen të theksohet që prof. dr. Xhemali që prej një viti drejton Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich. Gjithashtu, është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe në vitin 2007 mori çmimin Hans Borst, në Konferencën mbi Kirurgjinë torakale dhe kardiovaskulare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës